Policia e Shtetit, kartë e posaçme për blerjen e ushqimeve - Ulje deri në 10% të produkteve ushqimore për punonjësit e Policisë

Prej disa kohësh, punonjësit e Policisë së Shtetit përfitonin në dorë një shumë të caktuar parash për mbulimin e shpenzimeve ushqimore. Tashmë, çdo punonjës i Policisë që përfiton nga kompensimi financiar i ushqimeve do të ketë një kartë të posaçme, përmes së cilës do të kryejë direkt blerjen e ushqimeve në supermarkete. Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi që përcakton rregullat dhe procedurat për përdorimin e kartës së posaçme në njësitë tregtare ushqimore.
Por çfarë procedurash duhet të ndiqen konkretisht?
Fillimisht, punonjësit e Policisë duhet të hapin një llogari të posaçme në bankat e nivelit të dytë, të cilat nuk aplikojnë komisione për hapjen e saj apo për pajisjen me kartë.
Kjo llogari nuk do të lejojë kryerjen e veprimeve të tjera bankare përveç se kreditimin e kompensimit financiar, si dhe debitimin e saj nga njësitë tregtare ushqimore, nëpërmjet përdorimit të terminaleve POS ose të sistemeve online të blerjes, vetëm për produktet ushqimore dhe jo për produkte apo shërbime të tjera. Për këtë qëllim, llogaria ose karta e posaçme nuk duhet të lejojë tërheqjen e parave fizike në sportelet e bankës, bankomate dhe çdo lloj veprimi tjetër bankar që transferon fondet nga llogaria, për blerjen e produkteve të ndryshme nga ato ushqimore.
Në çdo rast, për pagesat që do të kryhen me këtë llogari të posaçme përmes terminaleve POS ose faqes online të njësisë tregtare, bankat e nivelit të dytë do t'i japin përparësi supermarketeve që sigurojnë ulje nga 5% për të gjitha kategoritë e produkteve ushqimore, si dhe uljen me jo më pak se 10% për produktet e shportës.
Bankat e nivelit të dytë do të raportojnë rregullisht te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ose në Ministrinë e Brendshme mbi masën e fondeve të përdorura nga punonjësit e policisë së shtetit, përkundrejt fondit total të kredituar.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Paratë e gatshme vërshojnë tregjet në korrik - Parashikimi i ‘Goldman Sachs’: Do të jetë si një përmbytje!
Një "përmbytje" e parave nga shpërndarjet pasive të kapitalit do të vërshojë bursën e SHBA në fillim të korrikut, duke nxitur një rritje të qëndrueshme gjatë......

BE – Kinë: Kompanitë europiane përgatiten për ‘luftë’ - Ato që bëjnë biznes me Pekinin, fillojnë të marrin masat
Kompanitë që blejnë nga Kina lëndë të para ose mallra të gatshme si veshje, këpucë, tekstile, pajisje elektrike dhe elektronike, si dhe lodra janë të......

Markimi i karburanteve, kalon tek Doganat - Përfundon kontrata koncesionare
Markimi dhe monitorimi i karburanteve do të kalojë nën përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Ministria e Financave ka vendosur që të mbyllë......

Turizmi në Europë shënon rekorde të reja - Rritje kërkesë pavarësisht rritjes së çmimeve
Një verë "e nxehtë" parashikohet për industrinë e turizmit në Europë, me Kontinentin e Vjetër që pret një numër rekord turistësh dhe reagime kundër ardhjeve......

Nis lufta tregtare - Komisioni Europian vendos tarifën prej 25% ndaj Kinës
Komisioni Europian njoftoi vendosjen e tarifave të shtuara për importin e automjeteve elektrike nga Kina që do të arrijnë në disa miliardë euro, sipas......

IEA: Piku i naftës së papërpunuar dhe një tepricë e madhe e ofertës janë në horizont
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha të mërkurën se një rritje e udhëhequr nga SHBA në prodhimin global të naftës pritet të tejkalojë rritjen e kërkesës nga......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Sa këmbehen sot Euro, Paundi e Dollari?
Dollari amerikan blihet sot me 92.7 lekë dhe shitet me 93.6 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme nga një ditë më parë sipas kursit të këmbimit......

Shërbime konsullore për tifozët shqiptarë në EURO 2024 - Mbështetje nga ambasada për mungesën e dokumenteve të udhëtimit
Kualifikimi i Shqipërisë për herë të dytë në historinë e saj në Kampionatin Evropian, pritet të shoqërohet edhe me një dyndje të tifozëve shqiptarë për të......