Shërbime konsullore për tifozët shqiptarë në EURO 2024 - Mbështetje nga ambasada për mungesën e dokumenteve të udhëtimit

Kualifikimi i Shqipërisë për herë të dytë në historinë e saj në Kampionatin Evropian, pritet të shoqërohet edhe me një dyndje të tifozëve shqiptarë për të ndjekur drejtpërdrejtë ndeshjet dhe ofruar mbështetjen e tyre për kombëtaren shqiptare.
Me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim zyrtar.
Gjatë mbajtjes së Kampionatit Evropian EURO 2024 dhe pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në këtë turne, Ambasada e Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbime konsullore për të gjithë shtetasit shqiptarë në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet, Dortmund, Hamburg dhe Dyseldorf.
Në Dortmund - më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit - IHK)
Në Hamburg - më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg)
Në Dyseldorf - më 23-24-25 qershor 2024, në adresën: Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf)
Shërbimet që do të ofrohen janë kryesisht leje kalimi dhe vetëdeklarim për humbje dokumenti. Ndërsa në raste emergjencash, tifozët mund të kontaktojnë në një adresë email-i të publikuar në faqen e ambasadës ose përmes programit EURO 2024.
Kampionati Evropian EURO 2024 pritet të nisë këtë të premte në Mynih, pasuar menjëherë me ndeshjen e parë të Shqipërisë me Italinë. Shërbimet konsullore do të ofrohen deri në përfundim të ndeshjeve që do të ketë Shqipëria në kuadër të kampionatit.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Sa shpenzoi mesatarisht një turist në Shqipëri? - Reth 513 euro për person. Në total, gati 788 mln euro në tre muaj
Turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 788 milionë euro në vetëm tre muajt e parë të këtij viti, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit,......

Euro “ngrin’ nën nivelin 100 lekë për të dytën ditë - Çfarë parashikon kalendari i ndërhyrjeve në treg
Për të dytën ditë me radhë, monedha europiane po tregtohet nën nivelin 100 lekë në pikat e këmbimit valutor vendas. Që prej ditës së hënë, euro këmbehet me......

Lehtësohet procesi i rinovimit të pasaportës - Tashmë rinovimi mund të bëhet në çdo pikë aplikimi të Shqipërisë
Nëse më parë duhej të paraqiteshim në gjendjen civile ku ishim të regjistruar për të plotësuar aplikimin për rinovim pasaporte, nga tani e tutje, qytetarët......

FTL do depozitojë energji pranë KESH - Skema aplikohet për herë të parë në vendin tonë
Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është një nga kompanitë e OSHEE Group do të mund të depozitojë pranë Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare energjinë e blerë......

Energjia për aeroportin e Vlorës - OST hap tenderin 427 mln lekë, nënstacion dhe linjë e re elektrike për të furnizuar veprën
Siguria e furnizimit me energjie elektrike e aeroportit të Vlorës, që parashikohet të nisë funksionimin vitin që vjen, ka shtyrë Operatorin e Sistemit të......

Bitcoin si një mjet zyrtar pagese - Argjentina planifikon bashkëpunimin me El Salvador
Autoritetet argjentinase janë duke kërkuar bashkëpunimin me zyrtarët salvadoranë, të cilët kanë qenë të hapur ndaj Bitcoin, për të forcuar adoptimin e tyre të......

Klasi i energjisë, gjoba për etiketat - IMT, masa deri në 350 mijë lekë në rast të shkeljesh, 2-fish nëse përsëritet
Nga 150 - 350 mijë lekë gjobë për furnizuesit dhe tregtarët që nuk vendosin etikat e klasit të energjisë në pajisjet që importojnë apo tregtojnë. Këto janë......

Gati rritja e pagave, si ka ndryshuar kosto në buxhet? - Analiza/ Rriten shpenzimet me 49 milionë euro vetëm për 4 muaj
Brenda këtij muaji qeveria pritet të miratojë vendimet përkatëse për rritjen e pagave në sektorin publik, ku përfshihen punonjësit me grada, administrata,......