Gati rritja e pagave, si ka ndryshuar kosto në buxhet? - Analiza/ Rriten shpenzimet me 49 milionë euro vetëm për 4 muaj

Brenda këtij muaji qeveria pritet të miratojë vendimet përkatëse për rritjen e pagave në sektorin publik, ku përfshihen punonjësit me grada, administrata, pushteti vendor, bluzat e bardha si dhe punonjësit në arsim. Aktualisht po përcaktohen detajet e fundit se sa do të jetë rritja finale për secilën kategori.
Por si kanë ndryshuar shpenzimet e buxhetit në funksion të rritjes së pagave? Referuar treguesve zyrtare të Ministrisë së Financave për periudhën 4 mujore, janar-prill, duket se ka pasur një rritje progresive të shpenzimeve për personelin.
Konkretisht në 4-mujorin 2020 shpenzimet buxhetore për personelin llogariten në 24.9 miliardë lekë ku përfshihen kontributet për sigurimet shoqërore , ndërsa në 2024 regjistrohen në 34.4 miliardë lekë, me një kapërcim prej 9.5 miliardë lekësh. Po ashtu, nëse do të krahasojmë rritjen me vitin e kaluar kur dhe nisi reforma e rritjes së pagave, kapërcimi është me 4.9 miliardë lekë apo 49 milionë euro.
Reforma e plotë e pagave, që po vijon nga vitit 2023, e shtrirë përgjatë dy viteve arrin një kosto prej rreth 39 miliardë lekë dhe përfitojnë 130 mijë punonjës. Ndërsa, shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 119.7 miliardë lekë për të gjithë vitin 2024, apo 1.2 miliardë dollarë, ose e thënë ndryshe 4.9% e PBB.
Sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror në tremujorin e 4-tët të viti 2023 është ngjitur pranë 87,864 lekëve, duke regjistruar rritje me 18% në raport me 2022.
Synimi i qeverisë është që brenda këtij viti paga mesatare në shtet të arrijë në nivelin e 900 eurove, duke shërbyer kështu edhe si nxitje për sektorin privat.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Rriten kostot e huamarrjes franceze me vendimin e zgjedhjeve të parakohshme të Macron!
Kostot e huamarrjes për qeverinë franceze të martën u ngjitën në nivelin më të lartë që nga nëntori i kaluar, pas vendimit të papritur të presidentit Emmanuel......

Giorgia Meloni është gati të formësojë politikën e BE-së pas rezultateve zgjedhore!
Një "Grazie" gjigante u shfaq në sfond ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni doli në skenë në hotelin Parco dei Principi të Romës menjëherë pasi......

Këshilli Botëror i Arit: Singapori do të udhëheqë tregun ndërsa 'qendra e gravitetit' zhvendoset në lindje!
Sipas Këshillit Botëror të Arit, Singapori do të bëhet një qendër kryesore e arit ndërsa tregtia po zhvendoset drejt lindjes. Një arsye kryesore është se......

Tregut valutor në të kuqe – Dobësohen Dollari dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në zbritje pasi në raport me dje ka pësuar një rënie të vlerës duke u blerë sot me 92.5 lekë dhe duke u shitur me......

‘Syri i Sheganit’ nën rikonstruksion - Hapet tenderi. Pista druri dhe kënde lojërash
Syri i Sheganit në Malësinë e Madhe do t’I nënshtrohet rikonstruksionit. Ndërhyrjet parashikojnë punime guri dhe druri, në harmoni me natyrën Një tjetër......

Zvicër, referendum për kostot e shëndetësisë - Niveli i tyre ndër më të lartit në Europë
Në Zvicër do të mbahet një referendum për kostot e kujdesit shëndetësor, të cilat janë ndër më të lartat në Europë. Qytetarët shprehen se cilësia është vërtet......

Rregulla të reja për ndërtimin e serave dhe stallave - Shfrytëzim i tokës deri në 90%, riformatohen kriteret për lejet
Fermerëve dhe blegtorëve do tu jepet më shumë mundësi për rritjen e shfrytëzimit të tokës si dhe krijimin e fermave blegtorale sipas standardeve të duhura.......

Europa nuk duhet të frikësohet nga Kina - Eksportet e lira kineze ulin koston e tranzicionit të energjisë
Tashmë Europa nuk duhet t'i frikësohet Kinës. Është e vërtetë që eksportet e lira kineze ulin koston e tranzicionit të energjisë, por ka një kufi për çdo gjë.......