Rregulla të reja për ndërtimin e serave dhe stallave - Shfrytëzim i tokës deri në 90%, riformatohen kriteret për lejet

Fermerëve dhe blegtorëve do tu jepet më shumë mundësi për rritjen e shfrytëzimit të tokës si dhe krijimin e fermave blegtorale sipas standardeve të duhura. Referuar vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, të botuar në fletoren zyrtare dhe tashmë në fuqi, është rritur sipërfaqja e tokës që përdoret për ndërtimin e serave, duke synuar shfrytëzimin e tokës nga 70% në 90% me qëllim për ti dhënë mundësi fermerit të ndërtojë sera më të mëdha, ose serat aktuale që ka të ndërtuara t’i shfrytëzojë për një kapacitet më të lartë, duke i dhënë kështu mundësi rritjes së sasisë së prodhimit e të vlerës.
Ndryshimet në ligj prekin edhe objektet ndihmëse ato funksionale, të cilat zhvillohen në një kat të vetëm, për të pasur një kapacitet më të madh magazinimi dhe ruajtje duke përfshirë dhe magazinat frigoriferike që bëjnë të mundur arritjen e standardeve të synuara të produkteve të prodhimit të fermerëve.
Ligji ka ndryshuar sa i takon edhe përmirësimit të parametrave të ndërtimit për stallat, duke rritur lartësinë e tyre deri në 6 metër nga 4,50 m që ishte më parë dhe jo më shumë se 12 metra mbi kulm.
Gjithashtu janë rritur parametrat në vëllim maksimal të objektit, ndryshime në lartësi në rritjen të vëllimit në objektet bujqësore dhe blegtorale duke lejuar që kur subjektet rrisin lartësinë e të mos pengohen nga kufizimet e parametrave të vëllimit. Kjo jep mundësinë e përmbushjes së standardeve më të mira për mirëqenien e kafshëve, por gjithashtu edhe rritjen e kapacitetit të mbarështimit të kafshëve për fermat e mesme dhe të mëdha.
Për ndërtimin e stallave që mbarështojnë mbi 50 njësi gjedhi janë zvogëluar kriteret e mëparshme të distancave. Konkretisht ato duhet të ndërtohen 15 m - 20 m nga kufijtë e pronës; 400 m - 500 m nga zonat e banuara; 50m - 100 m nga banesa më e afërt e veçuar nga qendrat urbane.
Impakti që pritet nga këto ndryshime është rritja prodhimin, jo vetëm në serat e apo ndërmarrjet e reja që mundet të krijohen, por edhe i atyre ekzistuese për shkak të rritjes së vëllimit, zgjerimin të hapësirave dhe shfrytëzimit më optimal të sipërfaqes aktuale. Në vlerësimin e ekspertëve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mendohet rritje e prodhimit në nivelin 15-20% nëse realizohen standardet e përcaktuara në vendim.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Europa nuk duhet të frikësohet nga Kina - Eksportet e lira kineze ulin koston e tranzicionit të energjisë
Tashmë Europa nuk duhet t'i frikësohet Kinës. Është e vërtetë që eksportet e lira kineze ulin koston e tranzicionit të energjisë, por ka një kufi për çdo gjë.......

Shqiptarët e diasporës shtojnë interesin për investim në Portin e ri të Durrësit - Katiaj: Edhe sektori i bujqësisë po shihet si potencial i lartë për t’u investuar
Diaspora shqiptare po rrit interesin për të investuar në Portin e Durrësit. Nga ana tjetër, edhe sektori i bujqësisë po shihet me interes të lartë si potencial......

Musk: Do të ndaloj pajisjet Apple! - Kompania planifikon integrimin e OpenAI në sistemin operativ
Musk, i cili themeloi xAI-n e tij, njoftoi në platformën X se nëse Apple integron OpenAI në nivelin e sistemit operativ, pajisjet Apple do të ndalohen nga......

Papunësia në Britaninë e Madhe - Rritja me ritmin më të shpejtë mes 38 vendeve më të pasura
Papunësia në Britaninë e Madhe po rritet me ritmin më të shpejtë midis 38 vendeve më të pasura në botë, tha Kongresi i Sindikatave. Shtohet se çdo rajon i......

Gjigandi amerikan në situatë serioze - Ulje e vlerësimit të kredive të këqija për Boeing
Boeing i SHBA, një pionier i prodhimit dhe shtylla kurrizore e sektorit të mbrojtjes amerikane, po përballet me një perspektivë dikur të paimagjinueshme: një......

Shqipëri-Azerbajxhan,projekte të përbashkëta në energji.Mblidhet Komiteti i Përbashkët në Baku/ Balluku: Sfidë, korridoret e gjelbër
Shqipëria dhe Azerbajxhani do të bashkëpunojnë për të çuar përpara projekte të rëndësishme në fusha siç është energjia, ekonomia, bujqësia, kultura,......

Gati ngritja e 14 kullave të reja për zonat e mbrojtura - Monitorim për zjarret florën dhe faunën, në rikonstruksion 12 të tjera
Zonat e mbrojtura në territorin e vendit kanë nevojë për ngritjen e 14 kullave të reja të vrojtimit si dhe për rikonstruksion të atyre ekzistuese. Agjencia......

Maji rikthen rritjen e çmimeve - Norma e inflacionit arriti në 2.2%. Mobiljet dhe veshjet, grupet më të shtrenjta
Çmimet i janë rikthyer rritjes në muajin Maj të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare nga “Instituti i Statistikave”. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të......