Rriten kostot e huamarrjes franceze me vendimin e zgjedhjeve të parakohshme të Macron!

Kostot e huamarrjes për qeverinë franceze të martën u ngjitën në nivelin më të lartë që nga nëntori i kaluar, pas vendimit të papritur të presidentit Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje parlamentare.
Në një fazë, yield-i i obligacioneve 10-vjeçare franceze, që është kthimi që qeveria franceze duhet t'u paguajë blerësve të borxhit të saj, ishte deri në 10 pikë bazë në 3.2%, raportoi Telegrafi.
Në thelb, investitorët po ikin nga tregjet franceze. Rritja e yield-eve të obligacioneve nënkupton shitjen e obligacioneve të qeverisë franceze mes pasigurive, shoqëruar me rënien në tregjet e saj të aksioneve, të udhëhequr nga aksionet bankare.
Macron njoftoi planet e tij për zgjedhjet parlamentare pasi Partia Kombëtare e djathtë e kryesuar nga Marine Le Pen fitoi 32% të votave franceze në zgjedhjet e Parlamentit Europian.
Kjo ishte më shumë se dyfishi i asaj që fitoi partia e vetë presidentit Rilindja, e cila mori 15.4% të votave.
Vincent Juvyns, strateg i tregut global në JP Morgan, i tha Telegraph: "Vendimi i befasishëm për të thirrur zgjedhje të parakohshme shton pasigurinë, veçanërisht pasi Franca mund të përballet me një procedurë të BE-së për deficite të tepërta më vonë këtë muaj.”
Tashmë sot në mëngjes mund të shihet se euro tregtohet më e ulët, por pritet që diferenca midis borxhit sovran të Francës dhe Gjermanisë të rritet më tej.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Giorgia Meloni është gati të formësojë politikën e BE-së pas rezultateve zgjedhore!
Një "Grazie" gjigante u shfaq në sfond ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni doli në skenë në hotelin Parco dei Principi të Romës menjëherë pasi......

Këshilli Botëror i Arit: Singapori do të udhëheqë tregun ndërsa 'qendra e gravitetit' zhvendoset në lindje!
Sipas Këshillit Botëror të Arit, Singapori do të bëhet një qendër kryesore e arit ndërsa tregtia po zhvendoset drejt lindjes. Një arsye kryesore është se......

Tregut valutor në të kuqe – Dobësohen Dollari dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në zbritje pasi në raport me dje ka pësuar një rënie të vlerës duke u blerë sot me 92.5 lekë dhe duke u shitur me......

‘Syri i Sheganit’ nën rikonstruksion - Hapet tenderi. Pista druri dhe kënde lojërash
Syri i Sheganit në Malësinë e Madhe do t’I nënshtrohet rikonstruksionit. Ndërhyrjet parashikojnë punime guri dhe druri, në harmoni me natyrën Një tjetër......

Zvicër, referendum për kostot e shëndetësisë - Niveli i tyre ndër më të lartit në Europë
Në Zvicër do të mbahet një referendum për kostot e kujdesit shëndetësor, të cilat janë ndër më të lartat në Europë. Qytetarët shprehen se cilësia është vërtet......

Rregulla të reja për ndërtimin e serave dhe stallave - Shfrytëzim i tokës deri në 90%, riformatohen kriteret për lejet
Fermerëve dhe blegtorëve do tu jepet më shumë mundësi për rritjen e shfrytëzimit të tokës si dhe krijimin e fermave blegtorale sipas standardeve të duhura.......

Europa nuk duhet të frikësohet nga Kina - Eksportet e lira kineze ulin koston e tranzicionit të energjisë
Tashmë Europa nuk duhet t'i frikësohet Kinës. Është e vërtetë që eksportet e lira kineze ulin koston e tranzicionit të energjisë, por ka një kufi për çdo gjë.......

Shqiptarët e diasporës shtojnë interesin për investim në Portin e ri të Durrësit - Katiaj: Edhe sektori i bujqësisë po shihet si potencial i lartë për t’u investuar
Diaspora shqiptare po rrit interesin për të investuar në Portin e Durrësit. Nga ana tjetër, edhe sektori i bujqësisë po shihet me interes të lartë si potencial......