Shqipëria Postuar më 11 Qershor 2024, 11:19

‘Syri i Sheganit’ nën rikonstruksion - Hapet tenderi. Pista druri dhe kënde lojërash

Nga SCAN TV

Syri i Sheganit në Malësinë e Madhe do t’I nënshtrohet rikonstruksionit. Ndërhyrjet parashikojnë punime guri dhe druri, në harmoni me natyrën 

Një tjetër pikë turistike e Shqipërisë do t’i nënshtrohet rivitalizimit. Bashkia e Malësisë së Madhe ka shpallur tenderin me fond limit 2.75 milionë lekë për rikonstruksionin e ambientit të jashtëm të kompleksit “Syri i Sheganit''.

Ky projekt synon krijimin e kushteve për arritjen e një turizmi të qëndrueshëm.

Syri i Sheganit është një burim i madh karstik, që gjëndet në afërsi të fshatit Kosan, të Njësisë Administrative Bajzë, bashkia Malësi e Madhe, pranë buzës lindore të liqenit të Shkodrës, në lartësinë rreth 6 m mbi nivelin e detit.

Ndërhyrjet parashikojnë punime guri dekorativ dhe druri, ndërhyrje në sistemimin e fushës ekzistuese, ngjyrime piste për realizime lojrash rekreative duke integruar natyrën me objektet ekzistuese.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat