Zvicër, referendum për kostot e shëndetësisë - Niveli i tyre ndër më të lartit në Europë

Në Zvicër do të mbahet një referendum për kostot e kujdesit shëndetësor, të cilat janë ndër më të lartat në Europë. Qytetarët shprehen se cilësia është vërtet e mirë por kostoja e papërballueshme. Dy nisma të tjera kanë të bëjnë me burimet e rinovueshme dhe vaksinimin dhe tranzicionin e gjelbër
Raundi i votimit popullor në Zvicër këtë fundjavë, me sistemin e kujdesit shëndetësor në qendër. Një sistem, ai zviceran, i cili deri tani është bazuar në një kombinim bazë: cilësi shumë e lartë, kosto shumë e lartë. Kjo strukturë tani po vihet në dyshim nga shumë palë dhe natyrisht janë kostot që kontestohen, jo cilësia e njohur. Dy nisma mbi këtë temë janë në votim, njëra propozon një tavan për primet e sigurimit shëndetësor në 10% të të ardhurave të disponueshme, tjetra propozon një frenim të primeve duke i lidhur ato me evolucionin e pagave dhe rritjen ekonomike kombëtare.
Në Zvicër nuk ka zbritje të kujdesit shëndetësor nga paga, por sigurimi shëndetësor është i detyrueshëm. Primet që i paguhen njërës prej kompanive të shumta të sigurimeve shëndetësore janë pra një lloj takse që, pavarësisht se ka rregulla specifike, nuk ka një tavan. Këto prime kanë një ndikim të rëndësishëm në të ardhurat dhe janë vazhdimisht në rritje, paralelisht me rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor. Për më tepër, Konfederata dhe Kantonet ndërhyjnë dhe kjo bën dallimin në krahasim me një sistem si ai amerikan për shembull, duke paguar një pjesë të primeve në rastin e të ardhurave që nuk mund të mbështesin plotësisht shpenzimet përkatëse. Në vitin 2022, rreth një e katërta e banorëve kishin mbështetje të tillë. Por fakt mbetet se për rreth tre të katërtat e popullsisë primet duhet të paguhen pa mbështetje.
Ndër dyzet vendet e OECD-së, Zvicra është në grupin e parë për sa i përket shpenzimeve për shëndetin. Me mbi 8 mijë dollarë për frymë në vlerat e vitit 2022, Zvicra është pak mbi Gjermaninë dhe paraprihet vetëm nga Shtetet e Bashkuara, e cila është në krye me mbi 12 mijë dollarë. Qeveria zvicerane e njeh problemin e kostove të larta në sektorin e kujdesit shëndetësor, por kundërshton, së bashku me shumicën e Parlamentit kombëtar, dy nismat në votim. Të dyja nuk do ta zgjidhnin problemin, thotë shumica e ekzekutivit zviceran, në të cilin janë të pranishme të gjitha partitë kryesore. Vendosja e një tavani për primet në 10% të të ardhurave të disponueshme, një propozim i paraqitur nga Partia Socialiste, do të çonte në nevojën e qeverisë për mbështetje të mëtejshme nga Konfederata dhe Kantonet, me një barrë prej 3.5-5 miliardë frangash në vit.
Frenimi i primeve me lidhje me pagat dhe rritjen ekonomike, i propozuar nga partia ‘Qendra’, nuk do të trajtonte çështje themelore për ekzekutivin si ato që lidhen me plakjen e popullsisë, zhvillimin e mundësive më të mëdha terapeutike për të gjithë, kërkimin e efikasitet të mëtejshëm.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Rregulla të reja për ndërtimin e serave dhe stallave - Shfrytëzim i tokës deri në 90%, riformatohen kriteret për lejet
Fermerëve dhe blegtorëve do tu jepet më shumë mundësi për rritjen e shfrytëzimit të tokës si dhe krijimin e fermave blegtorale sipas standardeve të duhura.......

Europa nuk duhet të frikësohet nga Kina - Eksportet e lira kineze ulin koston e tranzicionit të energjisë
Tashmë Europa nuk duhet t'i frikësohet Kinës. Është e vërtetë që eksportet e lira kineze ulin koston e tranzicionit të energjisë, por ka një kufi për çdo gjë.......

Shqiptarët e diasporës shtojnë interesin për investim në Portin e ri të Durrësit - Katiaj: Edhe sektori i bujqësisë po shihet si potencial i lartë për t’u investuar
Diaspora shqiptare po rrit interesin për të investuar në Portin e Durrësit. Nga ana tjetër, edhe sektori i bujqësisë po shihet me interes të lartë si potencial......

Musk: Do të ndaloj pajisjet Apple! - Kompania planifikon integrimin e OpenAI në sistemin operativ
Musk, i cili themeloi xAI-n e tij, njoftoi në platformën X se nëse Apple integron OpenAI në nivelin e sistemit operativ, pajisjet Apple do të ndalohen nga......

Papunësia në Britaninë e Madhe - Rritja me ritmin më të shpejtë mes 38 vendeve më të pasura
Papunësia në Britaninë e Madhe po rritet me ritmin më të shpejtë midis 38 vendeve më të pasura në botë, tha Kongresi i Sindikatave. Shtohet se çdo rajon i......

Gjigandi amerikan në situatë serioze - Ulje e vlerësimit të kredive të këqija për Boeing
Boeing i SHBA, një pionier i prodhimit dhe shtylla kurrizore e sektorit të mbrojtjes amerikane, po përballet me një perspektivë dikur të paimagjinueshme: një......

Shqipëri-Azerbajxhan,projekte të përbashkëta në energji.Mblidhet Komiteti i Përbashkët në Baku/ Balluku: Sfidë, korridoret e gjelbër
Shqipëria dhe Azerbajxhani do të bashkëpunojnë për të çuar përpara projekte të rëndësishme në fusha siç është energjia, ekonomia, bujqësia, kultura,......

Gati ngritja e 14 kullave të reja për zonat e mbrojtura - Monitorim për zjarret florën dhe faunën, në rikonstruksion 12 të tjera
Zonat e mbrojtura në territorin e vendit kanë nevojë për ngritjen e 14 kullave të reja të vrojtimit si dhe për rikonstruksion të atyre ekzistuese. Agjencia......