Klasi i energjisë, gjoba për etiketat - IMT, masa deri në 350 mijë lekë në rast të shkeljesh, 2-fish nëse përsëritet

Nga 150 - 350 mijë lekë gjobë për furnizuesit dhe tregtarët që nuk vendosin etikat e klasit të energjisë në pajisjet që importojnë apo tregtojnë. Këto janë parashikimet e reja ligjore, të publikuara në Fletoren Zyrtare që vendosin detyrime për bizneset që shesin produkte që gjatë përdorimit kanë një ndikim të rëndësishëm, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për konsumin e energjisë.
Ligji vendos detyrimin për dhënien e informacionit mbi konsumin e energjisë dhe burimeve të tjera, të produkteve me ndikim në energji për konsumatorin fundor. Etiketa informuese duhet të përfshijë informacione standarde të produkteve në lidhje me eficiencën e energjisë, konsumin e energjisë dhe të burimeve të tjera gjatë përdorimit, duke u mundësuar kështu klientëve që të zgjedhin produkte më eficiente në mënyrë, që të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë.
Ligji jep edhe detaje mbi përmbajtjen që duhet të ketë etika apo pozicionimin e saj, duke specifikuar se ajo duhet të ketë karakteristika dizenjimi sa më të njëtrajtshme, përmes grupeve të produkteve dhe në çdo rast, të jetë qartësisht e lexueshme dhe e dukshme
Zbatimi i ligjit do të monitorohet nga Inspektorati i Mbikqyrjes së Tregut, që do të ketë edhe të drejtën për vendosjen e gjobave. IMT, mund të dyfishojë masën e gjobave kur edhe pas marrjes së masave, furnizuesi ose tregtari rezulton se përsërit shkeljen për të njëjtin product.
Ola Mitre / SCAN

Gati rritja e pagave, si ka ndryshuar kosto në buxhet? - Analiza/ Rriten shpenzimet me 49 milionë euro vetëm për 4 muaj
Brenda këtij muaji qeveria pritet të miratojë vendimet përkatëse për rritjen e pagave në sektorin publik, ku përfshihen punonjësit me grada, administrata,......

Rriten kostot e huamarrjes franceze me vendimin e zgjedhjeve të parakohshme të Macron!
Kostot e huamarrjes për qeverinë franceze të martën u ngjitën në nivelin më të lartë që nga nëntori i kaluar, pas vendimit të papritur të presidentit Emmanuel......

Giorgia Meloni është gati të formësojë politikën e BE-së pas rezultateve zgjedhore!
Një "Grazie" gjigante u shfaq në sfond ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni doli në skenë në hotelin Parco dei Principi të Romës menjëherë pasi......

Këshilli Botëror i Arit: Singapori do të udhëheqë tregun ndërsa 'qendra e gravitetit' zhvendoset në lindje!
Sipas Këshillit Botëror të Arit, Singapori do të bëhet një qendër kryesore e arit ndërsa tregtia po zhvendoset drejt lindjes. Një arsye kryesore është se......

Tregut valutor në të kuqe – Dobësohen Dollari dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në zbritje pasi në raport me dje ka pësuar një rënie të vlerës duke u blerë sot me 92.5 lekë dhe duke u shitur me......

‘Syri i Sheganit’ nën rikonstruksion - Hapet tenderi. Pista druri dhe kënde lojërash
Syri i Sheganit në Malësinë e Madhe do t’I nënshtrohet rikonstruksionit. Ndërhyrjet parashikojnë punime guri dhe druri, në harmoni me natyrën Një tjetër......

Zvicër, referendum për kostot e shëndetësisë - Niveli i tyre ndër më të lartit në Europë
Në Zvicër do të mbahet një referendum për kostot e kujdesit shëndetësor, të cilat janë ndër më të lartat në Europë. Qytetarët shprehen se cilësia është vërtet......

Rregulla të reja për ndërtimin e serave dhe stallave - Shfrytëzim i tokës deri në 90%, riformatohen kriteret për lejet
Fermerëve dhe blegtorëve do tu jepet më shumë mundësi për rritjen e shfrytëzimit të tokës si dhe krijimin e fermave blegtorale sipas standardeve të duhura.......