Lehtësohet procesi i rinovimit të pasaportës - Tashmë rinovimi mund të bëhet në çdo pikë aplikimi të Shqipërisë

Nëse më parë duhej të paraqiteshim në gjendjen civile ku ishim të regjistruar për të plotësuar aplikimin për rinovim pasaporte, nga tani e tutje, qytetarët shqiptarë mund të rinovojnë pasaportën e tyre në çdo pikë aplikimi të Shqipërisë.
Për shembull, një qytetari që është nga Vlora i lejohet që të aplikojë për rinovim pasaporte edhe në një zyrë aplikimi që gjendet në Fier, Gjirokastër apo Tiranë, në varësi të vendodhjes së tij momentale.
Ky njoftim është bërë i ditur nga IdentiTek, e cila është e vetmja kompani shtetërore në Shqipëri që ofron aplikimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë ose shtetasve të huaj me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Shqipëri.
Duhet theksuar se ndryshimi vlen vetëm për vendodhjen nga ku bëhet aplikimi për pasaportë dhe jo për dokumentacionet që kërkohen, afatet e prodhimit të pasaportës, tërheqjen apo vlefshmërinë. Kjo synon që të eleminojë burokracitë apo të thjeshtësojë dhe lehtësojë procesin e pajisjes me pasaportë për shtetasit shqiptarë, të cilëve u ka skaduar afati i përdorimit të pasaportave.
Në rastet e riaplikimit kur pasaporta ka skaduar, mjafton të blihet kuponi në një nga filialet e Postës Shqiptare dhe të paraqitet karta e identitetit dhe pasaporta e vjetër në një nga pikat e aplikimit që ndodhet më afër tyre.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

FTL do depozitojë energji pranë KESH - Skema aplikohet për herë të parë në vendin tonë
Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është një nga kompanitë e OSHEE Group do të mund të depozitojë pranë Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare energjinë e blerë......

Energjia për aeroportin e Vlorës - OST hap tenderin 427 mln lekë, nënstacion dhe linjë e re elektrike për të furnizuar veprën
Siguria e furnizimit me energjie elektrike e aeroportit të Vlorës, që parashikohet të nisë funksionimin vitin që vjen, ka shtyrë Operatorin e Sistemit të......

Bitcoin si një mjet zyrtar pagese - Argjentina planifikon bashkëpunimin me El Salvador
Autoritetet argjentinase janë duke kërkuar bashkëpunimin me zyrtarët salvadoranë, të cilët kanë qenë të hapur ndaj Bitcoin, për të forcuar adoptimin e tyre të......

Klasi i energjisë, gjoba për etiketat - IMT, masa deri në 350 mijë lekë në rast të shkeljesh, 2-fish nëse përsëritet
Nga 150 - 350 mijë lekë gjobë për furnizuesit dhe tregtarët që nuk vendosin etikat e klasit të energjisë në pajisjet që importojnë apo tregtojnë. Këto janë......

Gati rritja e pagave, si ka ndryshuar kosto në buxhet? - Analiza/ Rriten shpenzimet me 49 milionë euro vetëm për 4 muaj
Brenda këtij muaji qeveria pritet të miratojë vendimet përkatëse për rritjen e pagave në sektorin publik, ku përfshihen punonjësit me grada, administrata,......

Rriten kostot e huamarrjes franceze me vendimin e zgjedhjeve të parakohshme të Macron!
Kostot e huamarrjes për qeverinë franceze të martën u ngjitën në nivelin më të lartë që nga nëntori i kaluar, pas vendimit të papritur të presidentit Emmanuel......

Giorgia Meloni është gati të formësojë politikën e BE-së pas rezultateve zgjedhore!
Një "Grazie" gjigante u shfaq në sfond ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni doli në skenë në hotelin Parco dei Principi të Romës menjëherë pasi......

Këshilli Botëror i Arit: Singapori do të udhëheqë tregun ndërsa 'qendra e gravitetit' zhvendoset në lindje!
Sipas Këshillit Botëror të Arit, Singapori do të bëhet një qendër kryesore e arit ndërsa tregtia po zhvendoset drejt lindjes. Një arsye kryesore është se......