Shqipëria Postuar më 11 Qershor 2024, 13:08

FTL do depozitojë energji pranë KESH - Skema aplikohet për herë të parë në vendin tonë

Nga SCAN TV

Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është një nga kompanitë e OSHEE Group do të mund të depozitojë pranë Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare energjinë e blerë në rast të tepricave.

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në vendimin që përcakton kushtet e detyrimit të shërbimit publik, që zbatohen për të licencuarit në sektorin e energjisë elektrike, duke speciafikuar se qëllimi është optimizimi i portofolit të 2 shoqërive publike, që janë FTL dhe KESH.

Paralelisht, FTL mund të depozitojë pranë KESH edhe sasinë e tepërt nga prodhimi i burimeve të rinovueshme të energjisë, pas mbulimit të humbjeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes apo furnizimit të klientëve në tregun e lirë. Kjo energji mund të përdoret për nevoja të furnizimit të klientëve universalë.

Gjithashtu, vendimi i ri përcakton se në rast të tepricave, sasitë e planifikuara për blerje në treg të parregulluar nga Furnizuesi i Tregut të Lirë duhet të jenë jo më shumë se pesëdhjetë për qind e energjisë elektrike mujore të planifikuar për furnizim, duke i mundësuar Furnizuesit të Tregut të Lirë depozitimin dhe rimarrjen potenciale të tyre.

Kjo skemë depozitimi e energjisë aplikohet për të herë të parë në vendin tonë.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat