BE – Kinë: Kompanitë europiane përgatiten për ‘luftë’ - Ato që bëjnë biznes me Pekinin, fillojnë të marrin masat

Kompanitë që blejnë nga Kina lëndë të para ose mallra të gatshme si veshje, këpucë, tekstile, pajisje elektrike dhe elektronike, si dhe lodra janë të shqetësuara për një luftë tarifash midis Brukselit dhe Pekinit dhe kanë filluar të diversifikojnë furnizuesit e tyre në Azi.
Këto lëvizje pasojnë vendimin e SHBA-së për të rritur tarifat për importet e automjeteve elektrike nga Kina në 100% nga 25%, me Komisionin që tani merr atë stafetë duke vendosur një masë të ngjashme. Autoritetet kineze kanë paralajmëruar se nëse vendosen tarifa të reja nga BE, ata do të përgjigjen me lëvizjet përkatëse për ushqim, pije, automjete dhe produkte teknologjike.
Klientët europianë të kompanive kineze me ekspozim të shtuar ndaj Kinës përfshijnë ata që janë aktivë në tekstile, produkte të bardha, elektronikë dhe lodra. Grupet më të mëdha të tilla që importojnë lëndë të para dhe mallra të gatshme në Europë nga Kina mbështeten në atë vend për 80% deri në 90% të furnizimeve të tyre, sipas shifrave të cituara nga Financial Times.
Nga ana e tyre, prodhuesit europianë të makinave, të cilët tashmë kanë ndërtuar fabrika të mëdha në Kinë në bashkëpunim me kompani nga ai vend, do të preferonin ta shmangnin me çdo kusht një luftë të tillë tregtare.
Bashkimi Europian duhet të shmangë fërkimet me Kinën në tregti në një kohë kur bashkëpunimi i industrisë së automobilave të Kinës dhe Gjermanisë për transformimin e gjelbër dhe lidhjen inteligjente është një lëvizje vendimtare për të ardhmen, sipas drejtuesve të lidhjeve të prodhuesve gjermanë të makinave që foli për Bloomberg. Sot, një pjesë e madhe e modeleve kryesisht elektrike të kompanive evropiane importohen në BE direkt nga njësitë e prodhimit në tokën kineze.
Drejtuesit në njësitë e prodhimit të veshjeve të gatshme dhe tekstilit me bazë në Kinë që furnizojnë firmat evropiane me produkte thonë se kompanitë nga Europa kanë filluar të zhvendosen më shumë drejt burimeve nga vende të tilla si India, Bangladeshi dhe Vietnami, pavarësisht faktit se ky diversifikim mund të nënkuptojë kostot më të larta dhe vonesat e transportit, tregojnë shifrat e FT. Kina javën e kaluar akuzoi BE-në se po përpiqet të dëmtojë kompanitë kineze dhe paralajmëroi se do të ndërmarrë veprime për të mbrojtur interesat e saj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Markimi i karburanteve, kalon tek Doganat - Përfundon kontrata koncesionare
Markimi dhe monitorimi i karburanteve do të kalojë nën përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Ministria e Financave ka vendosur që të mbyllë......

Turizmi në Europë shënon rekorde të reja - Rritje kërkesë pavarësisht rritjes së çmimeve
Një verë "e nxehtë" parashikohet për industrinë e turizmit në Europë, me Kontinentin e Vjetër që pret një numër rekord turistësh dhe reagime kundër ardhjeve......

Nis lufta tregtare - Komisioni Europian vendos tarifën prej 25% ndaj Kinës
Komisioni Europian njoftoi vendosjen e tarifave të shtuara për importin e automjeteve elektrike nga Kina që do të arrijnë në disa miliardë euro, sipas......

IEA: Piku i naftës së papërpunuar dhe një tepricë e madhe e ofertës janë në horizont
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha të mërkurën se një rritje e udhëhequr nga SHBA në prodhimin global të naftës pritet të tejkalojë rritjen e kërkesës nga......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Sa këmbehen sot Euro, Paundi e Dollari?
Dollari amerikan blihet sot me 92.7 lekë dhe shitet me 93.6 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme nga një ditë më parë sipas kursit të këmbimit......

Shërbime konsullore për tifozët shqiptarë në EURO 2024 - Mbështetje nga ambasada për mungesën e dokumenteve të udhëtimit
Kualifikimi i Shqipërisë për herë të dytë në historinë e saj në Kampionatin Evropian, pritet të shoqërohet edhe me një dyndje të tifozëve shqiptarë për të......

Sa shpenzoi mesatarisht një turist në Shqipëri? - Reth 513 euro për person. Në total, gati 788 mln euro në tre muaj
Turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 788 milionë euro në vetëm tre muajt e parë të këtij viti, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit,......

Euro “ngrin’ nën nivelin 100 lekë për të dytën ditë - Çfarë parashikon kalendari i ndërhyrjeve në treg
Për të dytën ditë me radhë, monedha europiane po tregtohet nën nivelin 100 lekë në pikat e këmbimit valutor vendas. Që prej ditës së hënë, euro këmbehet me......