Sa po ndikon turizmi në ekonominë shqiptare? Guvernatori Sejko rendit impaktin në të ardhura, tregti e investime

Turizmi është kthyer në një degë të rëndësishme të ekonomisë, duke sjellë jo vetëm të ardhura direkte por edhe indirekte. Në fjalën e mbajtur me rastin e prezantimit të Kalendarit Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, artistike dhe të traditës me anë të aplikacionit TEA, guvernatori Gent Sejko tha se rritja e turizmit ka sjellë një përmirësim të bilancit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të huaja dhe të imazhit të Shqipërisë në terësi.
Sejko evidentoi vendin ku po zhvillohej eventi; hotel Dajti, dikur hoteli më i rëndësishëm i turizmit në vend që tashmë është restauruar. Në fjalën e tij, guvernatori Sejko u ndal në situatën e pasurive të paluajtshme ku turizmi po shoqërohet nga një rritje e ndjeshme e investimeve, sidomos në zonat bregdetare.
Sejko tha se në zonat bregdetare blerja e apartamenteve dhe banesave nga të huajt ka arritur nivelin 350 milionë euro.
Pjesë nga fjala e guvernatorit Gent Sejko
Mirëseardhët në ambientet e reja të Bankës së Shqipërisë i njohur si Hotel Dajti, monument kulture i kthyer në këtë moment si një objekt që i është kthyer thesarit të trashëgimisë kulturore me një vizion të qartë ruajtjen e vlerave kulturore dhe stilit arkitekturor të kohës.
Tashmë kjo si ndërtesë shumëfunksionale do të shërbejë si shtëpi për BSH por do të jetë në funksion të institucioneve dhe publikut si vendtakim për aktivitete informuese dhe edukuese.
Progresi në fushën e turizmit është i dukshëm. Në 2023, numri i turistëve u rrit me 10.1 mln dhe të ardhurat 4.2 miliardë euro.
Në fakt referuar të dhënave të Kombeve të Bashkuar, Shqipëria ishte vendi i katërt në botë për ritmet e rritjes së turizmit në 2024. Ky ritëm ka vazhduar edhe në 2024 dhe shohim një rritje mes 30-40 % të turizmit në vijimësi. Të ardhurat nga turizmi janë në nivelin e 20 % të PBB duke e shndërruar Shqipërinë në një prej destinacioneve më të preferuara të turizmit në rajon si Greqia apo Kroacia. Ka sjellë përmirësim të bilancit të shkëmbimeve tregtare dhe ka përmirësuar renditjen e rrezikut të borxhit sovran, në një shkallë më lart nga Standard & Poors. Arritje shumë e mirë për Shqipërinë.
Rritja e vizitorëve të huaj ka sjellë përmirësim të imazhit në sytë e investitorëve të huaj. Ka një interes në rritje nga të huaj për ndërtesa në zonat rezidenciale në zonat turistike. Investimi në zona bregdetare është 350 milionë euro nga të huajt por nuk duhet të harrojmë që edhe shqiptarët jorezidentë në shtetet e huaja që kanë investuar konsiderueshëm në pasuritë e patundshme në zonat bregdetare dhe gjithë Shqipërinë.
Këto kanë sjellë rritje me 3.5 % të ekonomisë shqiptare, rënie të papunësisë në nivele minimale 10.7 % dhe rritje 14 % të pagave në sektorin privat. Shqipëria shënoi një rekord historik investimesh të huaja, 1.5 mld euro dhe rritje të remitancave 930 milionë euro. Ne si bankë qendrore jemi kujdesuar të ndjekim politika të kalibruara në ruajtje e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar. Dëshmi është inflacioni që ka zbritur në 2.2 % në muajin maj të këtij viti. Më duhet të theksoj se edhe sektori bankar ka dhënë kontribut duke financuar turizmin.
Sondazh

WEF: Hendekut global gjinor mund t’i duhen 134 vjet për t'u mbyllur, por zgjedhjet e 2024 ofrojnë ende shpresë!
Viti zgjedhor 2024 paraqet një mundësi unike për të bërë përparim në mbylljen e hendekut global gjinor, sipas Forumit Ekonomik Botëror. Në një raport të ri të......

Kina është gati për çdo gjë! - Vendi po grumbullon ar, naftë dhe bakër
Kina po grumbullon lëndë të para në sasi të mëdha. Të gjithë ata që merren çdo ditë me ar, naftë, argjend apo bakër, sigurojnë se blerjet nga "gjigandi......

Kur mund të hyjë në fuqi rivlerësimi me 3% i pronave? - Nisma nis të shqyrtohet javën e ardhshme në komisione
Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të nisë të mërkurën e ardhshme shqyrtimin e nismës për rivlerësimin e pronave. Nisma është propozuar në Kuvend nga......

Policia e Shtetit, kartë e posaçme për blerjen e ushqimeve - Ulje deri në 10% të produkteve ushqimore për punonjësit e Policisë
Prej disa kohësh, punonjësit e Policisë së Shtetit përfitonin në dorë një shumë të caktuar parash për mbulimin e shpenzimeve ushqimore. Tashmë, çdo punonjës i......

Paratë e gatshme vërshojnë tregjet në korrik - Parashikimi i ‘Goldman Sachs’: Do të jetë si një përmbytje!
Një "përmbytje" e parave nga shpërndarjet pasive të kapitalit do të vërshojë bursën e SHBA në fillim të korrikut, duke nxitur një rritje të qëndrueshme gjatë......

BE – Kinë: Kompanitë europiane përgatiten për ‘luftë’ - Ato që bëjnë biznes me Pekinin, fillojnë të marrin masat
Kompanitë që blejnë nga Kina lëndë të para ose mallra të gatshme si veshje, këpucë, tekstile, pajisje elektrike dhe elektronike, si dhe lodra janë të......

Markimi i karburanteve, kalon tek Doganat - Përfundon kontrata koncesionare
Markimi dhe monitorimi i karburanteve do të kalojë nën përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Ministria e Financave ka vendosur që të mbyllë......

Turizmi në Europë shënon rekorde të reja - Rritje kërkesë pavarësisht rritjes së çmimeve
Një verë "e nxehtë" parashikohet për industrinë e turizmit në Europë, me Kontinentin e Vjetër që pret një numër rekord turistësh dhe reagime kundër ardhjeve......