Shqipëria Postuar më 12 Qershor 2024, 13:39

Fluturimet ajrore do rriten me 10% në 2024-ën Balluku: Shumë shpejt, hapim garën ndërkombëtare për aeroportin e Gjirokastrës

Nga SCAN TV
Fluturimet ajrore do rriten me 10% në 2024-ën Balluku: Shumë

Fluturimet ajrore parashikohet të rriten me 10% gjatë vitit 2024, në raport me një vit më parë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku teksa foli në Kuvend për ndryshimet e Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar tha se tendenca në rritje e fluturimeve do të vijojë edhe këtë vit, duke theksuar se shkak është shtimi i kompanive ajrore dhe destinacioneve që ato ofrojnë.

“Trafiku ajror në territorin e Shqipërisë ka një rritje progresive. Numri i fluturimeve parashikohet të rritet gjatë vitit 2024 me 10% krahasuar më vitin 2023 dhe 55% krahasuar me 2019-ën, si viti i fundit normal para pandemisë.  Në vitin 2023 trafiku ajror shfaqi rritje dhe tejkalim të fluturimeve, krahasuar me vitet paraardhëse, duke e renditur Shqipërinë në vend të parë në Europë për rikuperim të trafikut”, - tha Balluku.

Balluku tha se shumë shpejt do të hapet edhe gara ndërkombëtare për aeroportin e Gjirokastrës.

“Shumë shpejt do të nisim procedurat për garën ndërkombëtare dhe më pas për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës duke e bërë vendin tonë me katër aeroporte ndërkombëtare të shtrirë nga veriu dhe deri në skajin jugor të saj”, - tha ministrja.

Ndërkaq, sipas Ballukut, në pranverën e vitin 2025 parashikohet të vihet në funksion aeroporti i Vlorës, teksa punimet pritet të mbyllen në fund të këtij viti.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat