Shqipëri-Kosovë, nis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit - Për 300 mijë banorët e zonave kufitare, lehtësira në qarkullim, punësim dhe arsimim

Sot ka filluar zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Kjo nënkupton që rreth 300 mijë banorë të zonës kufitare, përmes mjetit të identifikimit dhe lejes së trafikut lokal kufitar, do të lejohen të kalojnë kufirin tokësor në bazë të regjimit të trafikut lokal kufitar.
Marrëveshja e nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës më 26 nëntor 2021, parashikon që qytetarët në të dyja anët, pra 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës, do të përfitojnë shërbime të njëjta si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, sikur të ishin shtetas të të dyja vendeve.
Rrjedhimisht, kjo pritet të nxisë punësimin në të dyja anët e kufirit, pasi shtetasit do të mund të punësohen pa kufizime, por edhe të arsimohen në një nga shkollat e zonës. Ekonomisë lokale do t'i jepet një shtysë zhvillimi.
Në lejen e trafikut lokal kufitar sipas regjimit të trafikut lokal kufitar nuk do të vendoset vula e hyrjes dhe daljes. Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjithashtu ka deklaruar se në pikën e kalimit kufitar në Morinë dhe Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.
Ky zhvillim pritet që të sjellë më afër njerëzve bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke e çuar në një fazë tjetër qarkullimin e banorëve të zonës kufitare, por edhe lehtësimin e punësimit apo lëvizjes së lirë në tërësi.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Rriten kreditë e këqija në muajin prill - Qytetarët dhe bizneset nuk po paguajnë kreditë
Qytetarët dhe bizneset nuk po I paguajnë në kohë kreditë e tyre. Numri i kredive me probleme ka pësuar rritje në muajin prill, pas një trendi rënës që u vërejt......

Inspektorati i punës “zhvendoset” në kantierët në bregdet - Qosja: Në bazë të listave që kemi po spikasim bizneset problematikë
Me shtimin e fluksit të punës në sezonin veror inspektorati i punës ka shtuar dhe planin e masave të kontrollit. Kryeinspektorja Erida Qosja në një intervistë......

Fluturimet ajrore do rriten me 10% në 2024-ën Balluku: Shumë shpejt, hapim garën ndërkombëtare për aeroportin e Gjirokastrës
Fluturimet ajrore parashikohet të rriten me 10% gjatë vitit 2024, në raport me një vit më parë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku......

Rama: Shqipëria, infrastrukturë spektakolare në funksion të turizmit
Shqipëria do të ketë një infrastrukturë spektakolare në funksion të turizmit. Ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama në fjalën e mbajtur me rastin e......

Rrogat në privat, rreth 24% më të ulta se shteti - Administrata dha kontributin më të lartë në rritjen vjetore
Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2024, është 73,641 lekë, nga 64,706......

Sa kontrata koncesionare janë aktive në Shqipëri? - Sektorët që zënë peshën më të madhe, nga energjia tek shëndetësia e mjedisi
Numri i kontratave të koncesioneve/PPP të miratuara në Shqipëri deri në vitin 2023 regjistrohet në 230 të tilla, ku 6 prej tyre janë zgjidhur, dhe si rezultat......

Gonxhja: Rreth 150 mijë turistë në muzetë kombëtare gjatë këtyre muajve!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën të ditur se gjatë pesë muajve të parë të këtij viti është shënuar rekord i vizitorëve në......

Sa po ndikon turizmi në ekonominë shqiptare? Guvernatori Sejko rendit impaktin në të ardhura, tregti e investime
Turizmi është kthyer në një degë të rëndësishme të ekonomisë, duke sjellë jo vetëm të ardhura direkte por edhe indirekte. Në fjalën e mbajtur me rastin e......