Centrali bërthamor i gjeneratës së re në SHBA - Bill Gates, iniciator i njësisë që do të përdorë natrium dhe jo ujë për ftohje

Një termocentral bërthamor i gjeneratës së ardhshme që premton të "revolucionarizojë" mënyrën se si prodhohet energjia, filloi ndërtimin këtë javë në Wyoming, SHBA. Iniciatori i saj është bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, president i kompanisë TerraPower që menaxhon projektin në komunitetin e vogël të Kemerer. Në mars, kompania aplikoi në Komisionin Rregullator Bërthamor - NRC për një licencë për të ndërtuar një reaktor bërthamor të avancuar që përdor natrium në vend të ujit për ftohje dhe do të funksionojë si një termocentral bërthamor komercial.
Ai po ndërtohet pranë termocentralit Naughton të PacifiCorp., i cili do të ndalojë djegien e qymyrit në vitin 2026 dhe gazit natyror një dekadë më vonë, tha kompania, e cila planifikon të marrë energji pa karbon nga reaktori. Reaktorët bërthamorë funksionojnë pa emetuar gazra serë që shkaktojnë ngrohjen globale.
Në krye të zhvillimit të reaktorit të ftohur me natrium është Rusia. Në hapjen e veprës, Gates i tha audiencës se po qëndronte përpara një projekti "që së shpejti do të jetë themeli i së ardhmes energjetike të Amerikës".
Reaktorët e avancuar zakonisht përdorin një ftohës të ndryshëm nga uji dhe funksionojnë në presione më të ulëta dhe temperatura më të larta. Kjo teknologji ka ekzistuar për dekada, megjithatë SHBA-ja ka vazhduar të ndërtojë reaktorë të mëdhenj, konvencionalë me ftohje me ujë si termocentrale komerciale. Është hera e parë në gati katër dekada që një kompani ka tentuar të operojë një reaktor të avancuar si një central komercial të prodhimit të energjisë elektrike në SHBA. Projekti pritet të kushtojë deri në 4 miliardë dollarë, ku gjysma vjen nga Departamenti i Energjisë i SHBA. Shumica e reaktorëve bërthamorë të avancuar në zhvillim në SHBA mbështeten në një lloj karburanti që pasurohet në një përqindje më të lartë të izotopit të uraniumit-235 sesa karburanti i përdorur nga reaktorët konvencionalë. TerraPower e vonoi punën sepse Rusia është furnizuesi i vetëm tregtar i karburantit dhe po punon me kompani të tjera për të zhvilluar furnizime alternative.
Reaktori i kompanisë mund të prodhojë deri në 500 megavat, të mjaftueshme për të furnizuar me energji 400.000 shtëpi. TerraPower tha se reaktorët e saj të parë do të fokusohen në sigurimin e energjisë elektrike, por parashikon reaktorët e ardhshëm pranë objekteve industriale për të siguruar ngrohje të lartë. Pothuajse të gjitha proceset industriale që kërkojnë nxehtësi të lartë sot e marrin atë nga djegia e lëndëve djegëse fosile.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gjermania shkëput Gazprom - Ndërpritet kontrata për furnizimin me gaz rus
Furnizuesi më i madh gjerman i gazit Uniper konfirmoi se po ndërpret kontratën afatgjatë të furnizimit me gaz me Gazprom. Në njoftimin zyrtar për mediat......

Mete takon Presidentin e Mastercard Europe – Në fokus, rritja e pagesave digjitale!
Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim Presidentin e kompanisë Mastercard për Europën, Mark Barnett. Gjatë takimit diskutua mbi zhvillimet në......

Reduktim i kostove të transaksioneve me karta - Sejko takon presidentin e Mastercard Europe: Promovim i pagesave elektronike
Promovimi i pagesave elektronike në ekonominë shqiptare dhe reduktim i kostove të transaksioneve me karta”. Këto ishin dy prej çështjeve të diskutuara mes......

OBSH: Vetëm këto 4 industri shkaktojnë 2.7 milionë vdekje në Europë
Vetëm katër industri shkaktojnë 2.7 milionë vdekje në rajonin europian çdo vit, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).......

Shqipëri-Kosovë, nis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit - Për 300 mijë banorët e zonave kufitare, lehtësira në qarkullim, punësim dhe arsimim
Sot ka filluar zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e......

Rriten kreditë e këqija në muajin prill - Qytetarët dhe bizneset nuk po paguajnë kreditë
Qytetarët dhe bizneset nuk po I paguajnë në kohë kreditë e tyre. Numri i kredive me probleme ka pësuar rritje në muajin prill, pas një trendi rënës që u vërejt......

Inspektorati i punës “zhvendoset” në kantierët në bregdet - Qosja: Në bazë të listave që kemi po spikasim bizneset problematikë
Me shtimin e fluksit të punës në sezonin veror inspektorati i punës ka shtuar dhe planin e masave të kontrollit. Kryeinspektorja Erida Qosja në një intervistë......

Fluturimet ajrore do rriten me 10% në 2024-ën Balluku: Shumë shpejt, hapim garën ndërkombëtare për aeroportin e Gjirokastrës
Fluturimet ajrore parashikohet të rriten me 10% gjatë vitit 2024, në raport me një vit më parë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku......