Shqipëria Postuar më 12 Qershor 2024, 17:08

Mete takon Presidentin e Mastercard Europe – Në fokus, rritja e pagesave digjitale!

Nga SCAN TV
Mete takon Presidentin e Mastercard Europe – Në fokus, rritja e

Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim Presidentin e kompanisë Mastercard për Europën, Mark Barnett.

Gjatë takimit diskutua mbi zhvillimet në drejtim të digjitalizimit dhe pagesave elektronike në vendin tonë, ku në vitet e fundit është vërejtur një trend pozitiv në këtë aspekt.

Në fokus të bisedimeve ishin gjithashtu mundësitë e rritjes së prezencës së Mastercard në Shqipëri. Bazuar në të dhënat e analizuara nga Mastercard lidhur me fluturimet e programuara për periudhën qershor-gusht 2024, Tirana rezulton destinacioni i tretë më i preferuar në Botë, pas Mynihut dhe Tokios.

Në këtë drejtim, Presidenti i Mastercard Europe shprehu interesin e kompanisë për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare, duke e vlerësuar Shqipërinë si një treg me potencial të lartë në rajon sa i përket digjitalizimit dhe në veçanti rritjes së pagesave elektronike. Z. Barnett shprehu gadishmërinë për të mbështetur përpjekjet e qeverisë në funksion të rritjes së digjitalizimit, reduktimit të pagesave cash dhe uljes së informalitetit.

Ministri Mete theksoi se Shqipëria ka avancuar sa i përket përmbushjes së kritereve për anëtarësimin në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), si pjesë integrale e Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, të hartuar nga Komisioni Evropian, gjë për të cilën tashmë është bërë aplikimi paraprak.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat