Europa Postuar më 13 Qershor 2024, 10:10

Gjermania shkëput Gazprom - Ndërpritet kontrata për furnizimin me gaz rus

Nga SCAN TV
Gjermania shkëput Gazprom - Ndërpritet kontrata për furnizimin me

Furnizuesi më i madh gjerman i gazit Uniper konfirmoi se po ndërpret kontratën afatgjatë të furnizimit me gaz me Gazprom. Në njoftimin zyrtar për mediat sqarohej se Uniper vendosi të ndërpresë kontratat afatgjata për furnizim me gaz nga Rusia duke përfunduar në këtë mënyrë ligjërisht marrëdhëniet afatgjata me kompaninë shtetërore ruse Gazprom.

Siç theksohet, vendimi është marrë pasi gjykata e arbitrazhit i ka dhënë të drejtën Uniper-it për zgjidhjen e kontratave më 7 qershor. Gazprom Export pezulloi dërgesat e gazit për Uniper në mesin e vitit 2022.

Që nga viti 2022, shumë vende europiane kanë ndërprerë pjesërisht ose plotësisht marrjen e gazit nga Gazprom. Në pranverë, kompania ruse reduktoi ose pezulloi dërgesat në Bullgari, Poloni, Finlandë, Holandë, Gjermani dhe Danimarkë, duke përmendur më së shumti si arsye se nuk zbatuan dekretin e presidentit të Rusisë për pagesën e gazit në rubla.

Nga vjeshta e atij viti, dërgesat përgjatë rrugës kryesore - Rrjedha Veriore - kishin ndaluar. Dorëzimi përgjatë rrugës bjelloruse "Yamal - Europë" u pezullua gjithashtu, dhe përgjatë rrugës ukrainase u reduktua ndjeshëm.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat