Shqipëria Postuar më 13 Qershor 2024, 09:16

Rikuperojnë Dollari dhe Euro ndërsa Franga dhe Paundi dobësohen!

Nga SCAN TV
Rikuperojnë Dollari dhe Euro ndërsa Franga dhe Paundi dobësohen!

Dollari amerikan duket se ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot në raport me dje me 92.4 lekë dhe duke u shitur me 93.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës këtë të enjte duke u blerë sot me 100 lekë dhe duke u shitur me 100.7 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pësuar një zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 02.9 lekë dhe duke u shitur me 103.9 lekë në raport me ditën e djeshme.

Paundi britanik sakaq është blerë sot me 118 lekë dhe është shitur me 119 lekë referuar tregut të brendshëm valutor krahasuar me ditën  e mërkurë duke u dobësuar edhe ai.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat