Së shpejti vjen e-Albania 2.0 - Portali i shërbimeve elektronike i nënshtrohet ridizajnimit

Portali qeveritar E-Albania do t’I nënshtrohet disa ndërhyrjeve që kanë si qëllim kalimin në një nivel tjetër të performancës në ofrimin e shërbimeve. Agjencia Kombëtare e Shoqëridë së Informacionit ka shpallur tenderin për implementimin e e-Albania 2.0 me fond limit 1.4 miliardë lekë.
Një nga komponentët është i fokusuar në Rritjen e aksesit në shërbimet elektronike dhe përvojës së përdoruesit.
Kjo nënkupton ridizenjimin, përmirësimin dhe testimin dhe rregullimin periodik të portalit e-Albania bazuar në metodologjitë më të fundit dhe risitë në përvojën e përdoruesit.
Një risi tjetër është kalimi i plotë I portalit në "Mobile-by-Default" nëpërmjet përmirësimit dhe zgjerimit të e-Albania Mobile, integrimit të kërkesave më të fundit të aksesueshmërisë dixhitale, duke përfshirë për personat me aftësi të kufizuara, etj
Po ashtu, ndërhyrjet në portal parashikon përmirësime në aspektin e pagesave online përmes portalit duke ulur në këtë mënyrë koston për marrjen e shërbimeve elektronike me pagesë, raporton SCAN.
Portali e-Albania ofron 1,237 shërbime elektronike për rreth 3,000,000 përdorues.
Portali e-Albania ka aktualisht rreth 500 mijë përdorues aktivë në muaj, me një “pik” ditor prej rreth 60 mijë përdorues në ditë.
Gjatë pesë viteve të fundit, portali e-Albania u ka shërbyer përdoruesve të tij duke ofruar në total rreth 110,000,000 përdorime të shërbimeve elektronike.
Ky ridizajnim i portalit e-Albania vjen konform kërkesave të Programit GovTech të zbatuar me mbështetjen e Bankës Botërore.
SCAN
Sondazh

Bllokim automatik i llogarive të 130 mijë debitorëve të tatimeve - Sistem i ri elektronik që lidh 11 bankat tregtare me Tatimet
Tatimet dhe bankat në vend do të kenë së shpejti një sistem të digjitalizuar komunikimi në lidhje me mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara. Ngritja e......

Udhëheqësit e G7 bien dakord për një marrëveshje prej 46 miliardë euro për Ukrainën!
Udhëheqësit e grupit G7 kanë rënë dakord të krijojnë një hua prej 46 miliardë eurosh për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj për mbijetesë, e cila do të......

Rikuperojnë Dollari dhe Euro ndërsa Franga dhe Paundi dobësohen!
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot në raport me dje me 92.4 lekë dhe duke u shitur me 93.3 lekë sipas kursit të......

Paralajmërim i fuqishëm IEA për OPEC+: “Kërkesa kulmore globale për naftë po vjen. Bëhuni gati për ndryshimet!”
Organizata Ndërkombëtare e Energjisë – IEA, bëri një paralajmërim të fuqishëm për prodhuesit kryesorë të naftës në botë duke thënë se ata duhet të përshtasin......

Coldplay në mbrojtje të mjedisit - Zvogëluan gjurmët mjedisore me 59%
Në vitin 2021, grupi Coldplay njoftoi një plan për të minimizuar gjurmën e karbonit të turneve të tyre me 50%. Në raportin e tyre të fundit të progresit, ata......

Centrali bërthamor i gjeneratës së re në SHBA - Bill Gates, iniciator i njësisë që do të përdorë natrium dhe jo ujë për ftohje
Një termocentral bërthamor i gjeneratës së ardhshme që premton të "revolucionarizojë" mënyrën se si prodhohet energjia, filloi ndërtimin këtë javë në Wyoming,......

Gjermania shkëput Gazprom - Ndërpritet kontrata për furnizimin me gaz rus
Furnizuesi më i madh gjerman i gazit Uniper konfirmoi se po ndërpret kontratën afatgjatë të furnizimit me gaz me Gazprom. Në njoftimin zyrtar për mediat......

Mete takon Presidentin e Mastercard Europe – Në fokus, rritja e pagesave digjitale!
Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim Presidentin e kompanisë Mastercard për Europën, Mark Barnett. Gjatë takimit diskutua mbi zhvillimet në......