Ngrihet komisioni për ndërtimet pa leje të konfiskuara - Do të jetë organ kolegjial pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Qeveria ka përcaktuar rregulla të reja për mënyrën e funksionimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara. Komisioni bazohet në ligjin e miratuar në vitin 2023, që parashikon konfiskimin e ndërtimeve pa leje për t’u përdorur për qëllime publike ose strehim social.
Referuar vendimit, Komisioni do të jetë organ kolegjial, i cili do të krijohet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ai përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë që caktohen nga titullari i institucionit. Mandati i anëtarit të Komisionit do të jetë 3 (tre) vjet, me të drejtë riemërimi.
Vendimet e marra nga Komisioni do të jenë të detyrueshme për t’u zbatuar.
Komisioni duheet të mblidhet sa herë të jetë i nevojshëm shqyrtimi i një çështjeje ose rasti, por jo më pak se 6 (gjashtë) herë në vit.
Procesi i konfiskimit të pallateve me shtesa të paligjshme ka nisur që vitin e shkuar, me përafërsisht 24 objekte të konfiskuara në total, ku vetëm nga nëntë objektet e para u arkëtuan 10.5 milionë euro në arkën e shtetit.
Për pesë objekte u arkëtuan 3.5 milionë euro dhe për katër të tjera 7 milionë euro nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer kufijtë e lejeve të ndërtimit dhe mungesa e interesit nga pronarët për t’i parablerë këto metra katrorë.
SCAN
Sondazh

Së shpejti vjen e-Albania 2.0 - Portali i shërbimeve elektronike i nënshtrohet ridizajnimit
Portali qeveritar E-Albania do t’I nënshtrohet disa ndërhyrjeve që kanë si qëllim kalimin në një nivel tjetër të performancës në ofrimin e shërbimeve. Agjencia......

Bllokim automatik i llogarive të 130 mijë debitorëve të tatimeve - Sistem i ri elektronik që lidh 11 bankat tregtare me Tatimet
Tatimet dhe bankat në vend do të kenë së shpejti një sistem të digjitalizuar komunikimi në lidhje me mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara. Ngritja e......

Udhëheqësit e G7 bien dakord për një marrëveshje prej 46 miliardë euro për Ukrainën!
Udhëheqësit e grupit G7 kanë rënë dakord të krijojnë një hua prej 46 miliardë eurosh për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj për mbijetesë, e cila do të......

Rikuperojnë Dollari dhe Euro ndërsa Franga dhe Paundi dobësohen!
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot në raport me dje me 92.4 lekë dhe duke u shitur me 93.3 lekë sipas kursit të......

Paralajmërim i fuqishëm IEA për OPEC+: “Kërkesa kulmore globale për naftë po vjen. Bëhuni gati për ndryshimet!”
Organizata Ndërkombëtare e Energjisë – IEA, bëri një paralajmërim të fuqishëm për prodhuesit kryesorë të naftës në botë duke thënë se ata duhet të përshtasin......

Coldplay në mbrojtje të mjedisit - Zvogëluan gjurmët mjedisore me 59%
Në vitin 2021, grupi Coldplay njoftoi një plan për të minimizuar gjurmën e karbonit të turneve të tyre me 50%. Në raportin e tyre të fundit të progresit, ata......

Centrali bërthamor i gjeneratës së re në SHBA - Bill Gates, iniciator i njësisë që do të përdorë natrium dhe jo ujë për ftohje
Një termocentral bërthamor i gjeneratës së ardhshme që premton të "revolucionarizojë" mënyrën se si prodhohet energjia, filloi ndërtimin këtë javë në Wyoming,......

Gjermania shkëput Gazprom - Ndërpritet kontrata për furnizimin me gaz rus
Furnizuesi më i madh gjerman i gazit Uniper konfirmoi se po ndërpret kontratën afatgjatë të furnizimit me gaz me Gazprom. Në njoftimin zyrtar për mediat......