Ujësjellësit, përmirësohen dy tregues - Uji pa të ardhura dhe arkëtimet, Balluku: Reforma në sektor po jep rezultate

Ola Mitre / SCAN
Treguesit e ujit pa të ardhura dhe arkëtimeve për kompanitë e ujësjellësve kanë pësuar përmirësim për periudhën janar – korrik të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, niveli i ujit pa të ardhura arriti në 61.5% apo 7% më pak 7 - mujori 2023, kur ky tregues ishte 68.5%. Përmirësimi i këtij treguesi nënkupton se ka një rritje të volumit të ujit të faturuar, në raport me atë që prodhohet.
Nga ana tjetër, gjatë 7 muajve të parë të këtij viti u mblodhën rreth 396 mln lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo shifër është 13% më shumë, se vlera e arkëtuar nga pagesat e faturave të ujit gjatë periudhë janar – korrik 2023.
Balluku ia atribuon këto rezultate reformës të ndërmarrë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, gjatë vitit 2022. “Performanca janar - korrik 2024 fakton përmirësim të treguesve teknikë dhe financiarë, krahasuar me një vit më parë”, - shkruajti Balluku në rrjetet sociale.
Reforma parashikon bashkimin e 58 kompanive ekzistuese të ujësjellës – kanalizimeve, në 15 shoqëri me kompetenca të përbashkëta. 51% e aksioneve të shoqërive rajonale të krijuara disponohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes bashkive përkatëse. Aktualisht, janë licencuar nga Enti Rregullator i Ujit 13 shoqëri, ndërsa 2 të tjera janë në proces. Shoqëritë rajonale, që nuk janë licencuar ende janë Tirana, që do të bashkohet me Kamzën dhe Vorën dhe Vlora, që do të bashkohet me Selenicën dhe Himarën.
Sondazh

Më shumë vizitorë shfrytëzuan hotelet për pushime - Rritet numri i netë qëndrimeve me rreth 37% krahasuar me vitin 2023
Xhorxhina Deda/SCAN Në gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i vizitorëve gjithsej u regjistrua në rreth 1 milionë, nga rreth 771 mijë që ishin në......

Sa konsumuan shqiptarët dhe turistët gjatë vitit? - Tatimi i paguar në 7-mujor rritet me 128 milionë euro
Elisabeta Dosku/ SCAN Buxheti i shtetit po mbledh më shumë të ardhura nga taksa e cila lidhet drejtpërsëdrejti me nivelin e konsumit nga ana e......

Ndryshon harta e partnerëve kryesorë tregtarë - Shkëmbimet tregtare me Serbinë, në “ngërç”. Shënojnë rënie në korrik
Xhorxhina Deda/SCAN Në muajin Korrik të këtij viti Shqipëria importoi mallra me vlerë rreth 85 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 21.1%. Kjo......

Ndriçim rrugor me panele diellore - Risia për rritjen e sigurisë në rrugë, akset ku do ndërhyhet
Ola Mitre / SCAN Disa akse rrugore do të jenë pjesë e investimit për rritjen e sigurisë në rrugë, teksa projekti përfshin edhe instalimin e ndriçimit......

Rritet interesi i bizneseve për markat dhe patentat - DPPI: Për 7-mujorin e këtij viti rezultuan mbi 1200 aplikime
Lidion Kulla/SCAN Aplikimet për regjistrimin kombëtar të markave tregtare dhe patentave kanë vijuar tendencën në rritje edhe gjatë këtij viti, duke i......

Si u “kthye” në buxhet shtesa e pagave në administratë? - Rriten të ardhurat nga kontributet dhe tatimi mbi pagat
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e pagave për një sërë kategorish punonjësish në sektorin publik i është kthyer disi mbrapsht buxhetit të shtetin në formën......

Eksportet thellojnë rënien në Korrik - Lëndët djegëse "bëhen bashkë" me tekstilet, patën ndikimin më të madh
Xhorxhina Deda/SCAN Rënia e eksporteve është thelluar në muajin korrik të këtij viti, tregojnë të dhënat e tregtisë së jashtme të publikuara nga......

BE nis projektin e parë të heqjes dhe ruajtjes së karbonit në tokë në Francë!
Edel Strazimiri / SCAN Projekti i parë për heqjen e dioksidit të karbonit në tokë në Bashkimin Europian u njoftua të hënën midis ndërmarrjeve......