Rritet interesi i bizneseve për markat dhe patentat - DPPI: Për 7-mujorin e këtij viti rezultuan mbi 1200 aplikime

Lidion Kulla/SCAN
Aplikimet për regjistrimin kombëtar të markave tregtare dhe patentave kanë vijuar tendencën në rritje edhe gjatë këtij viti, duke i bërë objektet më të regjistruara. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) për periudhën janar-korrik të këtij viti, nëpërmjet portalit e-Albania janë kryer 807 aplikime për marka tregtare, rreth 50% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe numri i patentave për shpikje të regjistruara pranë kësaj drejtorie, tregon për një rritje të konsiderueshme, ku numri total i tyre për periudhën janar-korrik është 410 patenta të regjistruara, 57.1% më shumë krahasuar me vitin 2023.
Gjithashtu, janë regjistruar 334 kërkesa për shtyrje vlefshmërie të patentave nga Zyra Europiane e Patentave, 32% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e publikuara nga kjo drejtori për 7-mujorin, tregojnë tendencën në rritje të filluar që prej vitit të kaluar, kur i gjithë procesi i ekzaminimit nisi të administrohej “online”, nëpërmjet sistemit SAPI, që prej datës 31 korrik të vitit 2023. Sipas raportit vjetor të DPPI, gjatë gjithë vitit 2023 ishin 1311 aplikime për marka kombëtare dhe 2688 aplikime për marka ndërkombëtare.
Gjithashtu, gjatë vitit të kaluar, Sektori i Patentave dhe i Modeleve të Përdorimit, ka marrë 667 aplikime, nga të cilat 9 janë aplikime për patentë kombëtare nga shtetas shqiptarë dhe 658 aplikime janë patenta të lëshuara nga Zyra Europiane e Patentave, të cilat kërkojnë mbrojtje në Republikën e Shqipërisë.
DPPI, si anëtare e Zyrës Europiane të Patentave që prej vitit 2010, ka njohur një rritje të konsiderueshme të kërkesave për shtrirje dhe vlefshmëri të patentave europiane në vendin tonë.
Sondazh

Si u “kthye” në buxhet shtesa e pagave në administratë? - Rriten të ardhurat nga kontributet dhe tatimi mbi pagat
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e pagave për një sërë kategorish punonjësish në sektorin publik i është kthyer disi mbrapsht buxhetit të shtetin në formën......

Eksportet thellojnë rënien në Korrik - Lëndët djegëse "bëhen bashkë" me tekstilet, patën ndikimin më të madh
Xhorxhina Deda/SCAN Rënia e eksporteve është thelluar në muajin korrik të këtij viti, tregojnë të dhënat e tregtisë së jashtme të publikuara nga......

BE nis projektin e parë të heqjes dhe ruajtjes së karbonit në tokë në Francë!
Edel Strazimiri / SCAN Projekti i parë për heqjen e dioksidit të karbonit në tokë në Bashkimin Europian u njoftua të hënën midis ndërmarrjeve......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor - Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të martë pasi në raport me dje është blerë sot me 89.6 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të......

Turbina me erë më e fuqishme në botë - Platforma kineze “ndriçon” 30,000 shtëpi
Kristi Ceta/SCAN Një kompani kineze do të instalojë platformën më të madhe në botë të turbinave lundruese me erë. Dizajni i ri nga MingYang Smart......

Rritet suficiti tregtar i Eurozonës - Ndryshimi vjen pavarësisht rënies së eksporteve dhe importeve
Kristi Ceta/SCAN Vlera e eksporteve në Eurozonë tejkaloi importet në qershor 2024, veçanërisht kur shohim tregtinë e kimikateve, makinerive dhe......

Samsung prezanton Galaxy A06 - Telefoni i ri do të kushtojë deri në 150 dollarë
Kristi Ceta/SCAN Samsung ka prezantuar zyrtarisht në Vietnam telefonin Galaxy A06. Ai do të jetë i disponueshëm për blerje duke filluar nga 22 gushti......

Marrëveshje për reduktimin e deficitit buxhetor - Qeveria gjermane synon të shpëtojë planin e shpenzimeve
Kristi Ceta/SCAN Qeveria e koalicionit në Gjermani arriti një marrëveshje për të ngushtuar objektivin e saj të deficitit buxhetor për vitin 2025 nga 17......