Bota Postuar më 20 Gusht 2024, 12:38

Samsung prezanton Galaxy A06 - Telefoni i ri do të kushtojë deri në 150 dollarë

Nga SCAN TV
Samsung prezanton Galaxy A06 - Telefoni i ri do të kushtojë deri

Kristi Ceta/SCAN

 

Samsung ka prezantuar zyrtarisht në Vietnam telefonin Galaxy A06. Ai do të jetë i disponueshëm për blerje duke filluar nga 22 gushti për 115 dollarë. Versioni më i shtrenjtë vjen me memorie 6/128 GB dhe kushton rreth 150 dollarë.

Vietnami nuk do të jetë i vetmi vend ku Galaxy A06 do të jetë i disponueshëm për blerje, ai është vetëm i pari nga një sërë tregjesh ku Samsung planifikon të prezantojë telefonin e tij “miqësor me buxhetin”.

Por, Galaxy A06 nuk ka shumë diferenca në krahasim me versionin e mëparshëm, Galaxy A05. Për shembull, të dy telefonat janë të pajisur me të njëjtin procesor MediaTek Helio G85. Për më tepër, Galaxy A05 dhe A06 vijnë me të njëjtin konfigurim me kamerë të dyfishtë: 50MP kryesore + 2MP makro.

Një tipar tjetër i përbashkët që ata kanë është kamera e përparme 8 megapikselë për selfie. Ashtu si Galaxy A05, Galaxy A06 i ri ka një ekran të madh 6,7 inç me rezolucion HD+ dhe shpejtësi rifreskimi 90 Hz.  Galaxy A06 vjen në dy variante: 4/64 GB dhe 6/128 GB RAM. Gjithashtu, ai ka një bateri prej 5,000 mAh.

Dy dallimet e vetme midis dy telefonave janë fakti se Galaxy A06 vjen me Android 14 menjëherë nga kutia dhe përmban një sensor të gjurmëve të gishtave të montuar në anë. Sipas Samsung, Galaxy A06 do të marrë dy përditësime kryesore të sistemit operativ Android.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat