Parkim me kate në Tiranë - Hapet tenderi për 40 postet e para, bashkia: Rritet hapësira dhe shmangen parkimet dyshe

Ola Mitre / SCAN
Teksa parkimi i automjeteve në kryeqytet është një nga problemet më të shpeshta të shoferëve, Bashkia e Tiranës ka vendosur të aplikojë parkimin smart, që mundëson parkimin e 2 makinave në një vend të vetëm. Ky dikaster ka hapur tenderin, me fond limit prej rreth 253 mijë euro për 40 vendparkimet e para, duke specifikuar se përmes postit smart rritet hapësira e parkimeve si dhe lehtësohet qarkullimi i mjeteve, pasi shmangen parkimet dyshe.
Në dokumentet që shoqërojnë procedurën tenderuese, përcaktohet se posti smart i parkimit duhet të jetë i ndërtuar nga një platforme e galvanizuar çeliku dhe të ketë 2 poste parkimi të pavaruara.
Postet duhet të jenë të vendosura paralel vertikalisht sipër njeri-tjetrit dhe duhet të funksionojnë nëpërmjet një platforme në formë ashensori, që ngre makinën e parë që parkohet, në mënyrë që të lejojë parkimin e makinës tjetër poshtë saj. Gjithashtu, specifikohet se platforma duhet të ketë peshëmbajtje maksimale deri në 2000 kg, ndërsa lartësia e ngritjes së duhet të jetë jo më pak se 1750 mm.
Gjithashtu, kërkohet që platforma të ketë bllokues elektrik sigurie që te garantoje sigurinë e makinës që do të parkohet poshtë saj. Afati i dorëzimit të ofertave nga subjektet e interesuar është data 18 shtator 2024, ndërkohë që postet duhet të jenë gati 3 muaj nga nënshkrimi i kontratës.
Sondazh

A kanë aftësi teorike shqiptarët në timon? - DPSHTRR: Vetëm 13% e shkelësve rifituan patentën
Lidion Kulla/SCAN Në gjysmën e parë të këtij viti, vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të aksidenteve rrugore, krahasuar me të njëjtën periudhë të......

12 mijë kontrolle për vjedhjen e energjisë - Në 7 muaj, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes çon për ndjekje penale 32 subjekte
Ola Mitre / SCAN Përgjatë vitit 2024 Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka ndërmarrë kontrolle për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të......

Si do të bllokohen llogaritë e debitorëve në tatime? - Rajoni qendror 130 mijë “borxhlinj”, sistem digjital komunikimi me bankat
Elisabeta Dosku/ SCAN Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve has vështirësi në marrjen e masave për bllokimin e llogarive të debitorëve, gjë që sjell si......

Rritja e kostos së jetesës në BE: Ku paguajnë më shumë njerëzit? Si renditet Shqipëria
Edel Strazimiri / SCAN Rritja e kostos së jetesës është shqetësimi më urgjent për më shumë se 90% të europianëve. Të dhënat zyrtare hedhin dritë mbi......

Pse investitorët po nxitojnë drejt arit dhe çfarë po ndodh me bakrin?
Edela Strazimiri / SCAN Çmimet e arit dhe të kontratave të së ardhmes u rritën në një rekord të ri të premten, mes pritjeve në rritje që bankat......

Java nis negativisht për Dollarin dhe Euron – Forcohet Franga
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pasi ka humbur pikë nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 91......

Mbi 13 mijë punonjës “çlirohen” nga puna në të zezë - Në 1 vit, pagat e të punësuarve kapërcejnë me 37 euro më shumë
Elisabeta Dosku/ SCAN Puna e pa deklaruar apo siç njihet ndryshe në zhargon “puna në të zezë” vijon të jetë një problematikë në vendin tonë e cila......

159.5 mld lekë shpenzime në tremujorin e dytë - Peshën më të madhe e mbajnë shpenzimet publike dhe shërbimi i borxhit
Lidion Kulla/SCAN Shpenzimet e buxhetit të shtetit kanë shënuar një nivel prej 159.5 miliardë lekësh, gjatë tremujorit të dytë të vitit, në rritje me......