Mbi 13 mijë punonjës “çlirohen” nga puna në të zezë - Në 1 vit, pagat e të punësuarve kapërcejnë me 37 euro më shumë

Elisabeta Dosku/ SCAN
Puna e pa deklaruar apo siç njihet ndryshe në zhargon “puna në të zezë” vijon të jetë një problematikë në vendin tonë e cila është në fokus të administratës tatimore për të mundësuar që çdo i punësuar të gëzojë të drejtat e tij pa patur nevojë të “fshihet”.
Të dhënat zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nxjerrin në pah se nga Qershori 2023 në Qershor 2024, rezultojnë afro 13.105 punonjës të deklaruar më shumë, të cilët paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore për efekt pensioni, gëzojnë të drejtat që u jep Kodi i Punës, siç janë njohja e viteve të punës për efekt pensioni, përfitime financiare në rast paaftësie të përkohshme apo barrëlindjeje dhe janë më të mbrojtur ligjërisht në rastet e shkarkimit me pa të drejtë nga vendi i punës.
Kjo ka sjellë edhe një perfomancë më pozitive në buxhetin e shtetit sa i takon të ardhurave të mbledhura nga kontributet, zë në të cilin ka dhënë ndikim edhe reforma për rritjen e pagave në sektorin publik të ndërmarrë nga qeveria.
Sipas Tatimeve, në qershor 2024 rezultojnë 708.2 milionë lekë apo 7.1 milionë euro më shumë se Qershori 2023, të ardhura të mbledhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në vend.
Nga ana tjetër reforma e pagave në administratë, ndjekur dhe nga sektori privat ka prodhuar dhe një rritje të pagës mesatare në vend. Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga Qershori 2023 në Qershor 2024, paga mesatare bruto për punonjësit në vend është rritur me 3.727 lekë apo rreth 37 euro.
Por duke qenë se në të dhëna nuk është llogaritur rritja e pagave e bërë gjatë këtij viti e cila hyri në fuqi në Korrik, rritja duhet të jetë edhe më e lartë dhe po ashtu të ardhurat tatimore nga zëri i kontributeve do të kenë perfomancë edhe më pozitive.
Sondazh

159.5 mld lekë shpenzime në tremujorin e dytë - Peshën më të madhe e mbajnë shpenzimet publike dhe shërbimi i borxhit
Lidion Kulla/SCAN Shpenzimet e buxhetit të shtetit kanë shënuar një nivel prej 159.5 miliardë lekësh, gjatë tremujorit të dytë të vitit, në rritje me......

Sateliti i parë për identifikimin e metanit - Kompania planifikon të gjurmojë deri në 90% të rrjedhjeve të gazit
Kristi Ceta/ SCAN Një koalicion që përdor teknologjinë e zhvilluar nga NASA dhe i mbështetur nga burime të tjera, përfshirë ish-kryebashkiakun e Nju......

Kina kufizon eksportet e mineraleve kritike - Qeveria: Kufizimet për të mbrojtur sigurinë kombëtare
Kristi Ceta/SCAN Kina do të vendosë kufij të eksportit të mineraleve kritike për të mbrojtur interesat dhe sigurinë kombëtare. Disa prej tyre janë......

“IA” analizon gjuhën e njeriut për të zbuluar sëmundjet - Saktësia e pajisjes për të dalluar shenja problemesh arrin 98%
Kristi Ceta/SCAN Në vitet e fundit, profesionistët e teknologjisë së kujdesit shëndetësor kanë përdorur inteligjencën artificiale për të kufizuar......

Gjermania blen raketa amerikane me vlerë 5 Mld USD - Këto armatime do të shërbejnë për mbrojtjen territoriale
Kristi Ceta/SCAN Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e 600 raketave të mbrojtjes ajrore Patriot në Gjermani, njoftoi Pentagoni.......

Punësimi informal në Greqi, i dyti më i lartë - Malta dhe Sllovenia me shkallën më të ulët në Eurozonë
Kristi Ceta/SCAN Punësimi informal i regjistruar në Greqi qëndron në 4.5%, i dyti më i lartë në Eurozonë. Edhe pse në praktikë, puna e padeklaruar......

Cilat vende janë shtëpia e njerëzve më të arsimuar në Europë?
Edel Strazimiri / SCAN Kur bëhet fjalë për të konkurruar për punët dhe burimet më të mira, arsimi ka qenë gjithmonë një faktor vendimtar në suksesin......

Greqia heq pjesërisht ndalimin e transportit të kafshëve pas murtajës së dhive!
Edel Strazimiri / SCAN Greqia tha të premten se do të heqë pjesërisht një ndalim për transportin e deleve dhe dhive që vendosi muajin e kaluar pas......