Bota Postuar më 19 Gusht 2024, 13:46

Kina kufizon eksportet e mineraleve kritike - Qeveria: Kufizimet për të mbrojtur sigurinë kombëtare

Nga SCAN TV
Kina kufizon eksportet e mineraleve kritike - Qeveria: Kufizimet për

Kristi Ceta/SCAN

 

Kina do të vendosë kufij të eksportit të mineraleve kritike për të mbrojtur interesat dhe sigurinë kombëtare. Disa prej tyre janë limituar nga Pekini që vitin e kaluar. Pekini do të vendosë kufizime të eksportit për antimonin dhe elementët e lidhur dhe teknologjinë e shkrirjes dhe ndarjes së antimonit të arit, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 15 shtatori.

Kina është prodhuesi më i madh në botë i antimonit, një metal strategjik i përdorur në retardantët e flakës, bateritë, municionet dhe pajisjet fotovoltaike, duke përbërë 48% të prodhimit global të minierave të antimonit vitin e kaluar, treguan të dhënat e Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Qeveria kineze tha se kufizimet nuk ishin specifike për ndonjë rajon të caktuar, por të gjithëve u nevojiten për armatim, duke preferuar kështu më mirë t'i mbajë sesa t’i shesë.

Në dhjetor 2023, Kina ndaloi eksportin e teknologjisë për prodhimin e magneteve të tokës së rrallë, duke e shtuar atë në një ndalim ekzistues të teknologjisë për nxjerrjen dhe ndarjen e materialeve kritike. Tokat e rralla janë një grup prej 17 metalesh që përdoren për të krijuar magnetë që e kthejnë energjinë në lëvizje dhe gjejnë përdorim në automjetet elektrike, turbinat e erës dhe pajisjet elektronike.

Në tetor 2023, Kina tha se do të kërkojë leje eksporti për disa produkte grafiti për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Kina është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i grafitit në botë, dhe gjithashtu përpunon më shumë se 90% të tij në mbarë botën. Ky material përdoret pothuajse në të gjitha anodat e baterive të makinave elektrike.

Në korrik 2023, Kina tha se do të vendoste limite në eksportet e tetë produkteve të galiumit dhe gjashtë të germaniumit nga 1 gushti, pasi tensionet u përshkallëzuan midis Pekinit dhe Uashingtonit për aksesin në materialet e përdorura në prodhimin e mikroçipave të teknologjisë së lartë. Germaniumi përdoret gjithashtu në teknologjinë me infra të kuqe, kabllot me fibra optike dhe qelizat diellore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat