Europa Postuar më 17 Gusht 2024, 15:40

Greqia heq pjesërisht ndalimin e transportit të kafshëve pas murtajës së dhive!

Nga SCAN TV
Greqia heq pjesërisht ndalimin e transportit të kafshëve pas

Edel Strazimiri / SCAN

 

Greqia tha të premten se do të heqë pjesërisht një ndalim për transportin e deleve dhe dhive që vendosi muajin e kaluar pas zbulimit të murtajës së dhive në vend.

Murtaja e dhive, e njohur edhe si Peste des Petits Ruminants (PPR), u zbulua në korrik për herë të parë në Greqi. Virusi nuk infekton njerëzit, por është shumë ngjitës midis dhive dhe deleve dhe mund të vrasë deri në 70% të të infektuarve.

“Lëvizja e kafshëve për therje do të lejohet nga e hëna në njësitë rajonale që nuk janë prekur nga murtaja e ripërtypësve të vegjël”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Bujqësisë së vendit.

Më shumë se njëzet ferma janë infektuar, kryesisht në qendër të vendit, dhe mijëra kafshë janë vrarë në javët e mëparshme.

Pasi zbulohet një rast, e gjithë tufa vritet, në përputhje me protokollet e vendosura nga Bashkimi Europian.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat