Interesat e kredisë rriten lehtë - BSH: Kërkesë e lartë nga biznesi dhe individët në tremujorin e dytë

Dorian Koça/SCAN
Tremujori i dytë i vitit është karakterizuar nga rritje e lehtë e normave të interesit për kreditë për biznese dhe rënie e atyre për kreditë konsumatore e hipotekare të individëve. Gjithsesi, nivelet aktuale të interesave qëndrojnë pranë mesatareve të vërejtura në dy vitet e fundit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesi mesatar për kredinë e re në lek dhënë biznesit rezultoi 6.8% në tremujorin e dytë, nga 6.6% që ishte në tremujorin e parë. Kjo tendencë ka qenë e pranishme në të gjitha madhësitë e kredive. Në një këndvështrim më afatgjatë, normat aktuale të interesit për kreditë për biznese janë pranë mesatares së regjistruar gjatë vitit 2023.
Ecuri të kundërt kanë shfaqur interesat e kredive për individë. Ato kanë shënuar rënie, pas rritjes së regjistruar në tremujorin e parë, duke iu kthyer mesatares së gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar. Interesi i kredisë hipotekare rezultoi mesatarisht 4.1% në këtë tremujor, nga 4.5% që ishte në tremujorin e pare. Ndërsa, interesi i kredisë konsumatore zbriti në 9.5% nga mesatarisht 9.7% në tremujorin e mëparshëm. Në një vështrim më të gjatë në kohë, normat e interesit të kredive për individë janë luhatur pranë këtyre niveleve mesatare që prej vitit 2022.
Normat e interesit për kreditë në euro janë rritur më tej për individët, ndërkohë që për bizneset ato janë stabilizuar në nivele të larta. Interesi mesatar i kredisë së re në euro për bizneset rezultoi 7%, i njëjtë me tremujorin e parë. Brenda kësaj kategorie, ulja e lehtë e interesave tek kreditë e vogla dhe të mesme (deri 1 mln euro) ka kompensuar rritjet tek kreditë e mëdha. Ndërkohë, interesi i kredisë hipotekare në euro për individët ka vijuar të rritet në 5.8%, nga 5.5% që shënonte mesatarisht në tremujorin e parë të vitit.
Diferencat e interesave të kredisë midis lekut dhe euros vijojnë të jenë në terren negativ, duke diktuar orientimin e kërkesës për kredi drejt monedhës vendase, veçanërisht për kreditë hipotekare.
Sondazh

India prezanton motoçikletat e reja elektrike - “Ola Electric” përbën 39% të shitjeve të këtij sektori në vend
Kristi Ceta/SCAN Prodhuesi indian i automjeteve elektrike, Ola Electric Mobility, ka prezantuar një seri të re motoçikletash, duke u zgjeruar në një......

Kompanitë gjermane po rrisin investimet në Kinë - Mbi 7 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit 2024
Kristi Ceta/SCAN Kompanitë gjermane po rrisin investimet e tyre direkte në Kinë këtë vit, pavarësisht se qeveria e tyre u kërkon atyre të reduktojnë......

Rritet fatura për blerje energjie - Në 2 muaj KESH ka shpenzuar gati 44 mln euro për importe
Ola Mitre / SCAN Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpenzuar rreth 11.8 mln euro në 2 procedura tenderuese për blerje energjie, për plotësimin......

Shkrirja e ngricës së Arktikut mund të lëshojë një 'bombë me merkur' me temperaturat që vijojnë të rriten!
Edel Strazimiri / SCAN Duke rrjedhur nëpër Alaskë në Detin Bering, lumi Yukon gërryen ngricat e përhershme përgjatë brigjeve të tij dhe mbart......

Tender për rrugën Korçë-Ersekë - ARRSH bën gati procedurën, 432.3 mln lekë për pjesën e dytë të lotit II
Ola Mitre / SCAN Përfundimi i rrugës Korçë – Ersekë do të kërkojë fonde shtesë, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për pjesën e......

Paketa e deeuroizimit, a po i jep efektet e saj? - Raporti i BSH/ Kreditë dhe depozitat në valutë pësuan rënie në 6-mujorin e parë
Ledina Elezi/SCAN Efektet e masave të deeuroizmit janë ndjerë pikësëpari në pakësimin e kredive në valutë në raport me totalin e kredive. Referuar......

Si ndryshuan bizneset e hotelerisë ndër vite? - Numri i vizitorëve të huaj rriti paralelisht edhe ndërmarrjet
Xhorxhina Deda/SCAN Sektori i turizmit ka përjetuar zhvillime të rëndësishme në këto tre vitet e fundit, nxitur kryesisht prej rritjes së numrit të......

Çregjistrohen 3857 makina me “moshë” 22-vjeçare - Për çfarë ngelin më shumë mjetet në Kontrollin Teknik?
Diamila Leka/ Scan Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në periudhën Janar-Korrik 2024, në total janë......