Tender për rrugën Korçë-Ersekë - ARRSH bën gati procedurën, 432.3 mln lekë për pjesën e dytë të lotit II

Ola Mitre / SCAN
Përfundimi i rrugës Korçë – Ersekë do të kërkojë fonde shtesë, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për pjesën e dytë të lotit II. Ky dikaster parashikon të hapë procedurën prokuruese, me fond limit prej rreth 432.3 mln lekë, që do të shkojnë për ndërtimin e kësaj pjese të rrugës. Tenderi fillestar për këtë segment u zhvillua në vitin 2022 dhe kishte një fond limit prej 2.16 mld lekë, ndërkohë që së bashku me pjesën e parë të lotit 2, kosto për aksin me gjatësi 4.15 km ishin rreth 19.5 mln euro.
Sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, aktualisht aksi rrugor Korçë-Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Punimet në këtë aks nisën qysh në vitin 2013, ndërkohë që në shtator të vitit 2018 përfunduan punimet në një gjatësi prej 17.6 km që përfshinin vetëm lotin e parë. Më pas nisën punimesh për lotin 2 dhe 3, teksa afati i përfundimit të punimeve fillimisht ishte shkurti i vitit 2023.
Rruga Korçë-Ersekë është një aks kyç në rajonin jug-lindor, ndërsa projekti parashikon ndryshime të rrugës aktuale, duke shmangur disa prej segmenteve, të cilët në dimër paraqesin problematikë nga ngricat dhe bora.
Sondazh

Paketa e deeuroizimit, a po i jep efektet e saj? - Raporti i BSH/ Kreditë dhe depozitat në valutë pësuan rënie në 6-mujorin e parë
Ledina Elezi/SCAN Efektet e masave të deeuroizmit janë ndjerë pikësëpari në pakësimin e kredive në valutë në raport me totalin e kredive. Referuar......

Si ndryshuan bizneset e hotelerisë ndër vite? - Numri i vizitorëve të huaj rriti paralelisht edhe ndërmarrjet
Xhorxhina Deda/SCAN Sektori i turizmit ka përjetuar zhvillime të rëndësishme në këto tre vitet e fundit, nxitur kryesisht prej rritjes së numrit të......

Çregjistrohen 3857 makina me “moshë” 22-vjeçare - Për çfarë ngelin më shumë mjetet në Kontrollin Teknik?
Diamila Leka/ Scan Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në periudhën Janar-Korrik 2024, në total janë......

Peshku në tavolinat shqiptare vjen nga jashtë - 30 mijë ton të importuara në një vit, Qershori regjistron kulmin
Elisabeta Dosku/ SCAN Pavarësisht zënies së peshkut dhe produkteve të detit nga peshkarexhat shqiptare, në një masë të madhe, konsumi në vend dominohet......

DigitAlb: Magjia e sezonit të ri televiziv me surpriza dhe ulje çmimesh
DigitAlb po nis një sezon magjik, ku surprizat dhe emocionet nuk do të kenë fund. Drithërimat e kampionateve më elitare, si Premier League, La Liga,......

Dhërmi-Sarandë, hapet tenderi për projektimin - Rruga e Bregut, ARRSH: Aksi i ri rrugor, 20-30% më i shkurtër se ekzistuesi
Ola Mitre / SCAN Me një fond limit prej rreth 82 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për projektimin e Rrugës së Bregut, që nis te......

Mungon fuqia punëtore, bizneset rrisin pagat - Stafi i reduktuar nuk përmbush dot kërkesat e shtuara të konsumatorëve
Ledina Elezi/SCAN Sipas Raportit të Politikës Monetare nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e dytë të vitit ka pasur një rritje të kërkesës për mallra......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke u blerë këtë të premte me 90.4 lekë dhe duke u shitur me 91.4 lekë sipas kursit të këmbimit......