Paketa e deeuroizimit, a po i jep efektet e saj? - Raporti i BSH/ Kreditë dhe depozitat në valutë pësuan rënie në 6-mujorin e parë

Ledina Elezi/SCAN
Efektet e masave të deeuroizmit janë ndjerë pikësëpari në pakësimin e kredive në valutë në raport me totalin e kredive. Referuar raportit të Bankës së Shqipërisë, vlera e treguesit zbriti në 45.6% në fund të qershorit 2024, ose 1.5 pikë përqindje më pak se në fund të dhjetorit 2023. Gjatë kësaj periudhe, kreditë në valutë shënuan rënie, ndërsa në lekë vazhduan rritjen.
Nga ana tjetër, ka pasur edhe një rënie të lehtë të peshës së depozitave në valutë dhe rritje të mëtejshme të depozitave në monedhën vendase me afat mbi një vit. Konkretisht, në fund të gjashtëmujorit të parë 2024, treguesi që mat peshën e depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave shënoi nivelin 53.3%. Niveli i raportit pësoi rënie të lehtë me 1.0 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe u ul me 1.4 pikë përqindje llogaritur me një vit më parë.
Gjithashtu, në fund të gjysmës së parë të vitit ka pasur një rënie të peshës së aktiveve likuide në valutë ndaj detyrimeve afatshkurtra në valutë, megjithëse vazhdon të mbetet mbi nivelet minimale rregullatore. Ky tregues në nivel sektori është ulur gjatë periudhës me 1.2 pikë përqindje, duke arritur nivelin 29.4% në fund të qershorit 2024. Krahasuar me një vit më parë, treguesi është rritur me 0.7 pikë përqindje.
Që prej vitit 2018, Banka e Shqipërisë po zbaton një paketë masash, me qëllim uljen e përdorimit të monedhave të huaja dhe nxitjen e përdorimit të monedhës vendase. Paketa e deeuroizimit përmban tre elemente kryesore që përfshijnë diferencimin e normës së rezervës së detyrueshme për detyrimet në valutë dhe ato sipas afatit të maturimit në lek, kërkesa më të larta për treguesit e likuiditetit në valutë dhe ndërgjegjësimin e huamarrësve për rrezikun që paraqet huamarrja në valutë.
Sondazh

Si ndryshuan bizneset e hotelerisë ndër vite? - Numri i vizitorëve të huaj rriti paralelisht edhe ndërmarrjet
Xhorxhina Deda/SCAN Sektori i turizmit ka përjetuar zhvillime të rëndësishme në këto tre vitet e fundit, nxitur kryesisht prej rritjes së numrit të......

Çregjistrohen 3857 makina me “moshë” 22-vjeçare - Për çfarë ngelin më shumë mjetet në Kontrollin Teknik?
Diamila Leka/ Scan Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në periudhën Janar-Korrik 2024, në total janë......

Peshku në tavolinat shqiptare vjen nga jashtë - 30 mijë ton të importuara në një vit, Qershori regjistron kulmin
Elisabeta Dosku/ SCAN Pavarësisht zënies së peshkut dhe produkteve të detit nga peshkarexhat shqiptare, në një masë të madhe, konsumi në vend dominohet......

DigitAlb: Magjia e sezonit të ri televiziv me surpriza dhe ulje çmimesh
DigitAlb po nis një sezon magjik, ku surprizat dhe emocionet nuk do të kenë fund. Drithërimat e kampionateve më elitare, si Premier League, La Liga,......

Dhërmi-Sarandë, hapet tenderi për projektimin - Rruga e Bregut, ARRSH: Aksi i ri rrugor, 20-30% më i shkurtër se ekzistuesi
Ola Mitre / SCAN Me një fond limit prej rreth 82 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për projektimin e Rrugës së Bregut, që nis te......

Mungon fuqia punëtore, bizneset rrisin pagat - Stafi i reduktuar nuk përmbush dot kërkesat e shtuara të konsumatorëve
Ledina Elezi/SCAN Sipas Raportit të Politikës Monetare nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e dytë të vitit ka pasur një rritje të kërkesës për mallra......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke u blerë këtë të premte me 90.4 lekë dhe duke u shitur me 91.4 lekë sipas kursit të këmbimit......

Cili qytet europian ka ndërtesat më të bukura?
Edel Strazimiri / SCAN Europa dominon në një renditje të re të qyteteve më të bukura në botë, duke mbushur nëntë nga 10 vendet e para. Renditja bazohet......