Mungon fuqia punëtore, bizneset rrisin pagat - Stafi i reduktuar nuk përmbush dot kërkesat e shtuara të konsumatorëve

Ledina Elezi/SCAN
Sipas Raportit të Politikës Monetare nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e dytë të vitit ka pasur një rritje të kërkesës për mallra dhe shërbime nga qytetarët. Por, si i janë përgjigjur bizneset kësaj kërkese në rritje?
Kushtet e shtrënguara në tregun e punës e kanë bërë të vështirë ofrimin në sasinë dhe cilësinë e kërkuar, të mallrave dhe shërbimeve nga bizneset për konsumatorët. Sipas tyre, mungesa e fuqisë punëtore është faktor kufizues për zgjerimin e aktivitetit të biznesit. Për t'u bërë sa më tërheqës për punonjës të rinj, këto sipërmarrje kanë tentuar të rrisin pagat.
Rritja e pagave në sektorin privat është përshpejtuar gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, duke arritur në 12.7%, nga 11.6% që ishte në fund të vitit 2023. Rritja e pagave vazhdon të jetë me bazë të gjerë sektoriale. Përshpejtim vihet re edhe në pagën reale, ku rritja në tremujorin e parë u ngjit në 10%, nga 7.7% që ishte në tremujorin paraardhës.
Pavarësisht rritjes së pagave, statistikat afatshkurtra dhe treguesit administrativë të tregut të punës flasin për një rritje të ngadaltë të punësimit deri në fund të muajit mars, duke ndjekur kështu tendencën e vitit 2023. Ndërsa për sa i përket tremujorit të dytë, norma e punësimit ka qenë pak më e lartë, në përputhje edhe me pritshmëritë e bizneseve dhe qytetarëve.
Pagat më të larta për punonjësit janë shoqëruar me një rritje të kostove të punës për bizneset. Deri më tani, kostot e punës për njësi janë zgjeruar me ritme më të ngadalta, për shkak të një rritjeje më të shpejtë të produktivitetit. Megjithatë, marzhi i fitimit për njësi të bizneseve ka rënë, e cila ka rezultuar në çmime më të larta të mallrave dhe shërbimeve. Dinamika midis këtyre dy faktorëve në të ardhmen do të jetë përcaktuese për ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste.
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke u blerë këtë të premte me 90.4 lekë dhe duke u shitur me 91.4 lekë sipas kursit të këmbimit......

Cili qytet europian ka ndërtesat më të bukura?
Edel Strazimiri / SCAN Europa dominon në një renditje të re të qyteteve më të bukura në botë, duke mbushur nëntë nga 10 vendet e para. Renditja bazohet......

359 milionë euro për projektet prioritare në turizëm - Kush përfiton? Nga zonat bregdetare, tek ato malore
Elisabeta Dosku/ SCAN Sektori i turizmit po ngjall interes të shtuar nga viti në vit, duke tërhequr vizitorë të shumtë nga e gjithë bota, të cilët......

“Fluturo sa të mundesh me 1 kosto fikse” - Linja ajrore europiane lëshon një abonim vjetor prej 499 €!
Edel Strazimiri / SCAN Skema "Fluturo sa të mundesh" e Wizz Air hungareze po ofrohet me një çmim prezantues për një kohë të kufizuar. Abonimi i një......

Italia përgatitet për valë rekord të të nxehtit me alarm të kuq në 22 qytete!
Edel Strazimiri / SCAN Italia ka lëshuar alarm të kuq në 22 qytete, ndërsa vendi po përgatitet për një tjetër valë të nxehtë të fortë në një verë që......

Papunësia tek të rinjtë, në nivelin më të ulët në 15 vjet - Pritet rënie e numrit të të papunëve në vitet në vazhdim
Kristi Ceta / SCAN Papunësia e të rinjve në mbarë botën vitin e kaluar ra në nivelin më të ulët të 15 viteve dhe ka të ngjarë të vazhdojë të bjerë edhe......

Ndryshimet klimatike 3-fishojnë mundësinë e zjarreve - Rreth 4 Mln km katror tokë u dogjën globalisht në vitin 2023
Kristi Ceta/SCAN Rreth 4 milionë kilometra katrorë tokë u dogjën globalisht gjatë vitit 2023. Zjarret e mëdha në Kanada dhe në pjesë të Amazonës kishin......

Pagat rriten me ritmin më të shpejtë të dekadës - Niveli i rrogave në Gjermani, ende nën vlerën e vitit 2020
Kristi Ceta/SCAN Pagat në Gjermani do të rriten me 5.6% në vitin 2024, një vlerë reale prej 3.1% kur përshtatet me inflacionin, njofton Instituti i......