Pagat rriten me ritmin më të shpejtë të dekadës - Niveli i rrogave në Gjermani, ende nën vlerën e vitit 2020

Kristi Ceta/SCAN
Pagat në Gjermani do të rriten me 5.6% në vitin 2024, një vlerë reale prej 3.1% kur përshtatet me inflacionin, njofton Instituti i Shkencave Ekonomike dhe Sociale në Fondacionin Hans Boeckler.
Duke parë të dhënat e gjysmës së parë të vitit, Instituti tha se kjo rritje është më e madhja në më shumë se një dekadë. Ndryshimet e këtij viti janë duke kompensuar për herë të parë ndjeshëm rënien masive të pagave reale në 2021 dhe 2022, shprehen zëdhënësit e institucionit.
Niveli i pagave kolektive në raport me çmimet është ende shumë nën vlerën maksimale të vitit 2020, megjithëse rreth gjysma e humbjeve të fuqisë blerëse të viteve të mëparshme janë kompensuar.
Rrogat më të larta rritin ndjeshëm fuqinë blerëse të punëtorëve, gjë që nxit shpenzimet e konsumatorit.
Kriza e fundit inflacioniste, e nxitur nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit pas pandemisë dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, pakësoi të ardhurat e disponueshme dhe rrjedhimisht kërkesën e konsumatorit.
Në gjysmën e parë të vitit, u arritën marrëveshjet e reja kolektive të pagave për më shumë se tetë milionë punonjës në Gjermani.
Për të mbrojtur kundër shtimit të mëtejshme të kostove, Banka Qendrore Evropiane do të monitorojë nga afër rritjen e rrogave për të informuar vendimet për normat e interesit.
Sondazh

Çmimet e larta të energjisë rrisin inflacionin - Ekonomia franceze, e ekspozuar ndaj tronditjeve makroekonomike
Kristi Ceta/SCAN Norma e inflacionit me bazë vjetore në Francë për korrikun arriti në 2.3%, nga 2.2% në qershor, në përputhje me pritjet e analistëve.......

Britania teston dronët për dërgesat - Synohet që ky shërbim të bëhet pjesë e përditshmërisë
Kristi Ceta/SCAN Rregullatori i aviacionit në Britani ka përzgjedhur gjashtë projekte, duke përfshirë një nga gjiganti i tregtisë elektronike Amazon,......

2 mijë terminale të reja POS në 3 muaj - Arrin në 369 mln lekë vlera totale e pagesave të realizuara
Ledina Elezi/SCAN Aktualisht, vendi ynë numëron pothuajse 22 mijë terminale POS, ku vetëm në tremujorin e dytë rezulton të jenë shtuar 2 mijë terminale......

Mbi 250 mijë vizitorë në Parqet Arkeologjike - Parku i Shkodrës ka “zgjuar” interesin e 85 mijë prej tyre
Diamila Leka/ Scan Turistët kanë shtuar interes dhe për vizitat në parqet arkeologjike të Shqipërisë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit......

“Jo marka specifike në tenderët për automjete” - APP iu tërheq vëmendjen institucioneve: Kufizohet pjesëmarrja e operatorëve në garë
Ola Mitre / SCAN Agjencia e Prokurimit Publik ka konstatuar probleme me kriteret e tenderit që vendosin institucionet për procedurat e blerjes apo......

Turizmi i kampingjeve, çmimet më të lira në Europë - Ndikuan në rritjen e numrit të netë qëndrimeve në vend
Xhorxhina Deda/SCAN Sipas të dhënave të strukturave akomoduese, të publikuara nga INSTAT, në muajin maj të këtij viti rezultoi se rritja më e madhe e......

Rritet me 21% portofoli i kredisë në lekë - Themeli: Bizneset e përdorën për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese
Ledina Elezi/SCAN Portofoli i kredisë ka ruajtur trendin pozitiv rritës të dy viteve të fundit, duke u zgjeruar edhe më tepër në tremujorin e dytë të......

Reforma e pagave rrit “frikshëm” kostot në buxhet - Shpenzimet buxhetore rriten me 26.7 miliardë lekë në 2025-ën
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria planifikon të rrisë shpenzimet buxhetore në mënyrë progresive nga viti në vit. Referuar vendimit për miratimin e......