Rritet me 21% portofoli i kredisë në lekë - Themeli: Bizneset e përdorën për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese

Ledina Elezi/SCAN
Portofoli i kredisë ka ruajtur trendin pozitiv rritës të dy viteve të fundit, duke u zgjeruar edhe më tepër në tremujorin e dytë të 2024-ës. Bankat kanë vijuar me financimin e një numri më të lartë aplikimesh për kredi, si nga bizneset ashtu edhe nga individët.
Kushtet e financimit ndikuan pozitivisht kërkesën për kredi të bizneseve, ndërsa shtimi i kërkesës për kredi nga individët buroi prej nevojave të shtuara për hua në financimin e konsumit dhe të blerjes së banesave.
Sipas Drejtorit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themelit, kreditë në lekë vazhdojnë të përbëjnë shumicën e portofolit total të kredisë.
“Ajo predominohet nga rritja e portofolit të kredisë në lekë, e cila aktualisht ka një rritje vjetore prej 20%, por ka një kontribut pozitiv edhe nga rritja e portofolit të kredisë në valutë. Ky fluks kredie që shkon për sektorin privat shqiptar, i ka shërbyer si bizneseve, kryesisht për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, pra ka qenë një kredi e orientuar drejt financimit të investimeve, por gjithashtu ka mbuluar edhe nevojat e familjeve shqiptare, qoftë për investime, blerje banesash apo investime në sektorin rezidencial, qoftë për kredi konsumi, kuptohet për nevojat e familjeve shqiptare.”
Portofoli i kredisë për individët ka pësuar një rritje vjetore prej 14.8%, rreth 1.2 pikë përqindje më e lartë se në tremujorin e parë. Në Raportin e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë, thuhet se kreditë për blerje banese kanë pasur një ritëm më të shpejtë rritjeje se kreditë konsumatore. Konkretisht, kreditë për blerje banese u rritën me 16.4% nga 14.8% në tremujorin e parë, ndërsa kreditë konsumatore patën një zgjerim më të moderuar, duke u rritur me 15.2%, vetëm 0.4 pikë përqindje më shumë.
Nga ana tjetër, kreditë për bizneset kanë pasur një rritje vjetore prej 14%, rreth 4 pikë përqindje më të lartë se ajo e shënuar mesatarisht në tremujorin e parë. Rritja e kredisë për biznes u ndikua nga rritja e fortë e kredisë për investime.
Sondazh

Reforma e pagave rrit “frikshëm” kostot në buxhet - Shpenzimet buxhetore rriten me 26.7 miliardë lekë në 2025-ën
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria planifikon të rrisë shpenzimet buxhetore në mënyrë progresive nga viti në vit. Referuar vendimit për miratimin e......

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 6 muaj, 1.249 autokonsumatorë hodhën në rrjet 496 mWh energji
Ola Mitre / SCAN Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e......

Rritje e lehtë për valutat kryesore!
Monedha europiane është blerë edhe sot me 99.5 lekë dhe është shitur me 100.2 lekë sipas kursit ë këmbimit lokal në raport me dje pa pasur ndonjë lëvizje......

Cilat janë 9 projektet hekurudhore me vlerë 2 miliardë euro? - 137 prioritete në listën unike. Nga digjitalizimi i shërbimeve, tek sistemi i kamerave
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare ka miratuar listën unike të 137 projekteve të konsideruara me rëndësi kombëtare. Lista e publikuar në Fletoren......

Rritja e temperaturave ndikon në rrotullimin e Tokës - Shkrirja e akujve në pole po lëkund ekuilibrin e planetit tonë
Kristi Ceta /SCAN Shkencëtarët thonë se rritja e temperaturave globale ka filluar të ndikojë në mënyrën se si Toka rrotullohet. Një artikull nga......

Shitjet globale të makinave elektrike rriten me 21% - Kina shënon zgjerimin më të madh gjatë këtij viti
Kristi Ceta / SCAN Shitjet globale vjetore të automjeteve plotësisht elektrike dhe hibride u rritën me 21% në korrik, falë rritjes më të fortë të Kinës......

Energjia e rinovueshme “ndriçon” futbollin - Holandë, ndeshja zhvillohet tërësisht me energji të gjelbër
Kristi Ceta/SCAN Një paketë baterie 8.6 MWh e instaluar në Johan Crujiff Arena, stadiumi i klubit të futbollit Ajax në Holandë, ishte thelbësore për......

Kina teston dronë mallrash, taksi ajrore - Këto risi kursejnë kohë dhe reduktojnë kostot
Kristi Ceta/SCAN Inxhinierët kinezë dërguan dronin më të madh të mallrave për një test gjatë fundjavës, ndërsa një taksi me helikopter u ngrit në qiell......