Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 6 muaj, 1.249 autokonsumatorë hodhën në rrjet 496 mWh energji

Ola Mitre / SCAN
Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e nevojshme për plotësimin e nevojave të tyre. Sipas të dhënave zyrtare, në 6 muajt e parë të vitit vetëprodhuesit e lidhur në tensionin 35 KV dhe 20 KV injektuan në rrjet një total prej 496 mWh energji.
Por, pavarësisht vlerave modeste, këto shifra janë të rëndësishme në drejtim të funksionimit të kësaj skeme, pasi vetëprodhimi i energjisë elektrike paraqet një sërë avantazhesh, duke nisur nga kostot e ulta për konsumatorët e deri te krijimi i një sistemi energjie më të qëndrueshëm, më gjithëpërfshirës dhe me më pak emetime karboni.
Sipas legjislacionit në fuqi, çdo abonent që zotëron impiant fotovoltaik për qëllime vetëprodhuese mund të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes me qëllim shfrytëzim e saj në një periudhë deri në një vit, ndërsa bilanci neto dhe faturimi bëhen në bazë vjetore, për çdo pikë matjeje të autorizuar.
Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, numri total i konsumatorëve që mbajnë statusin e vetëprodhuesit të energjisë elektrike është 1.249, ndërkohë që kapaciteti total i instaluar nga kjo kategori shkoi në 119 mWp. 60% e këtyre impianteve janë të pozicionuar në Tiranë dhe Durrës.
Sondazh

Rritje e lehtë për valutat kryesore!
Monedha europiane është blerë edhe sot me 99.5 lekë dhe është shitur me 100.2 lekë sipas kursit ë këmbimit lokal në raport me dje pa pasur ndonjë lëvizje......

Cilat janë 9 projektet hekurudhore me vlerë 2 miliardë euro? - 137 prioritete në listën unike. Nga digjitalizimi i shërbimeve, tek sistemi i kamerave
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare ka miratuar listën unike të 137 projekteve të konsideruara me rëndësi kombëtare. Lista e publikuar në Fletoren......

Rritja e temperaturave ndikon në rrotullimin e Tokës - Shkrirja e akujve në pole po lëkund ekuilibrin e planetit tonë
Kristi Ceta /SCAN Shkencëtarët thonë se rritja e temperaturave globale ka filluar të ndikojë në mënyrën se si Toka rrotullohet. Një artikull nga......

Shitjet globale të makinave elektrike rriten me 21% - Kina shënon zgjerimin më të madh gjatë këtij viti
Kristi Ceta / SCAN Shitjet globale vjetore të automjeteve plotësisht elektrike dhe hibride u rritën me 21% në korrik, falë rritjes më të fortë të Kinës......

Energjia e rinovueshme “ndriçon” futbollin - Holandë, ndeshja zhvillohet tërësisht me energji të gjelbër
Kristi Ceta/SCAN Një paketë baterie 8.6 MWh e instaluar në Johan Crujiff Arena, stadiumi i klubit të futbollit Ajax në Holandë, ishte thelbësore për......

Kina teston dronë mallrash, taksi ajrore - Këto risi kursejnë kohë dhe reduktojnë kostot
Kristi Ceta/SCAN Inxhinierët kinezë dërguan dronin më të madh të mallrave për një test gjatë fundjavës, ndërsa një taksi me helikopter u ngrit në qiell......

Ekonomitë kryesore të Evropës, drejt rimëkëmbjes - Rriten të ardhurat e disponueshme për frymë
Kristi Ceta / SCAN Të ardhurat e disponueshme të familjeve për frymë në ekonomitë kryesore të Evropës u rritën me 0,2%, duke shkuar në 3,4% në tre......

OBSH e deklaron shpërthimin e lijës së majmunit në Afrikë një emergjencë globale shëndetësore!
Edel Strazimiri / SCAN Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shpërthimi i lijës së majmunit që shkatërron Republikën Demokratike të Kongos......