Rritja e temperaturave ndikon në rrotullimin e Tokës - Shkrirja e akujve në pole po lëkund ekuilibrin e planetit tonë

Kristi Ceta /SCAN
Shkencëtarët thonë se rritja e temperaturave globale ka filluar të ndikojë në mënyrën se si Toka rrotullohet. Një artikull nga Interesting Engineering raportoi gjetje të reja në lidhje me rrotullimin e Tokës dhe se si po ndikohet ajo nga mbinxehja e planetit.
Rrotullimi i Tokës realizohet kryesisht “nga tërheqja gravitacionale e Hënës dhe proceset e brendshme në bërthamën dhe mantelin e saj”, sipas Interesting Engineering.
Megjithatë, shkencëtarët po gjejnë prova se shkrirja e kapakëve të akullit në pole, për shkak të mbinxehjes së planetit tonë, po bën që uji i shkrirë të lëvizë drejt ekuatorit të Tokës, duke ndikuar në ekuilibrin e saj.
Ndryshimet klimatike po bëjnë që boshti i rrotullimit të Tokës të lëvizë dhe duket se po ndryshojnë gjithashtu dinamikën e bërthamës së Tokës, u shprehën studiuesit.
Ndryshimi i rrotullimit të Tokës po bën që ditët tona të jenë pak më të gjata. Për periudhën nga viti 2000 deri në 2018, shkalla e rritjes së gjatësisë së ditës për shkak të lëvizjes së akullit dhe ujërave nëntokësore ishte 1.33 milisekonda në shekull – më e shpejtë se në çdo periudhë në 100 vitet e mëparshme, thuhet në një raport të NASA-s.
Raporti shpjegoi se rritja e lehtë e gjatësisë sonë të një dite është e padukshme për njerëzit. Megjithatë, nëse planeti ynë vazhdon të ngrohet dhe për këtë arsye të zgjasë më tej ditët tona, ai mund të kapërcejë tërheqjen gravitacionale të Hënës, e cila e ka mbajtur klimën e Tokës relativisht të qëndrueshme për miliarda vjet.
Pavarësisht mbinxehjes së planetit tonë, ekziston një listë e pafundme mjetesh, teknologjish, veprimesh kolektive, politikash që po bëhen për të rikthyer temperaturat në normalitet. Përdorimi ose investimi në energjinë e rinovueshme është një mënyrë e shkëlqyer për të ndërmarrë veprime.
Rritja e temperaturave globale është shkaktuar nga energjia e ndotur nga burime të tilla si qymyri dhe nafta. Reduktimi i përdorimit dhe nevojave për këto burime të energjisë do të zvogëlojë ndikimin e tyre në temperaturat globale.
Sondazh

Shitjet globale të makinave elektrike rriten me 21% - Kina shënon zgjerimin më të madh gjatë këtij viti
Kristi Ceta / SCAN Shitjet globale vjetore të automjeteve plotësisht elektrike dhe hibride u rritën me 21% në korrik, falë rritjes më të fortë të Kinës......

Energjia e rinovueshme “ndriçon” futbollin - Holandë, ndeshja zhvillohet tërësisht me energji të gjelbër
Kristi Ceta/SCAN Një paketë baterie 8.6 MWh e instaluar në Johan Crujiff Arena, stadiumi i klubit të futbollit Ajax në Holandë, ishte thelbësore për......

Kina teston dronë mallrash, taksi ajrore - Këto risi kursejnë kohë dhe reduktojnë kostot
Kristi Ceta/SCAN Inxhinierët kinezë dërguan dronin më të madh të mallrave për një test gjatë fundjavës, ndërsa një taksi me helikopter u ngrit në qiell......

Ekonomitë kryesore të Evropës, drejt rimëkëmbjes - Rriten të ardhurat e disponueshme për frymë
Kristi Ceta / SCAN Të ardhurat e disponueshme të familjeve për frymë në ekonomitë kryesore të Evropës u rritën me 0,2%, duke shkuar në 3,4% në tre......

OBSH e deklaron shpërthimin e lijës së majmunit në Afrikë një emergjencë globale shëndetësore!
Edel Strazimiri / SCAN Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shpërthimi i lijës së majmunit që shkatërron Republikën Demokratike të Kongos......

Opozita greke sulmon qeverinë për keqmenaxhimin e zjarrit që dogji periferitë e Athinës!
Edel Strazimiri / SCAN Të mërkurën, zjarrfikësit në kryeqytetin grek po punonin për të kontrolluar zonat e mbetura të zjarrit, duke shkatërruar rreth......

Kartë kombëtare bankare për pagesat në lekë? - Meka: Kosto të ulëta për qytetarët dhe bizneset. Ndjekim modelin e Serbisë
Ledina Elezi /SCAN Të vetmet karta bankare në qarkullim sot në Shqipëri janë VISA dhe MasterCard, ndërsa kartat lokale dhe American Express prej disa......

KESH, dy tenderë të tjerë për TEC-et lundures - 44 mln lekë për evadimin e mbetjeve dhe transportin e karburantit
Ola Mitre / SCAN Pas tenderit ndërkombëtar për blerjen e 21 mijë ton karburant, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur edhe 2 tenderë të tjerë......