Kartë kombëtare bankare për pagesat në lekë? - Meka: Kosto të ulëta për qytetarët dhe bizneset. Ndjekim modelin e Serbisë

Ledina Elezi /SCAN
Të vetmet karta bankare në qarkullim sot në Shqipëri janë VISA dhe MasterCard, ndërsa kartat lokale dhe American Express prej disa vitesh nuk emetohen më. Vende të ndryshme kanë krijuar një kartë kombëtare për kryerjen e pagesave brenda vendit, por jo vetëm. Po në Shqipëri, a duhet të kemi një kartë kombëtare për pagesat në lekë?
Profesori i Ekonomisë, Elvin Meka, tha për SCAN TV se emetimi i një karte kombëtare nga Banka Qendrore, apo bankat tregtare, do të rezultonte në kosto më të ulëta të tarifave për qytetarët dhe bizneset.
“Ofrimi i një karte të tillë për qytetarët shqiptarë, përveç avantazheve të kostove, do të ishte më e lehtë për t'u pranuar nga tregtarët përdorimi i kësaj karte, pasi do të kishte kosto ose tarifa më të ulëta në raport me kartat që kanë një qasje ose të ofruara nga institucionet ndërkombëtare apo bankat e huaja.”
I pyetur në lidhje me vendet e tjera në Evropë, Meka u shpreh se Serbia është një shembull suksesi me DinaCard, e cila prej disa kohësh është hedhur në qarkullim dhe së fundmi po përdoret edhe jashtë territorit të Serbisë për kryerjen e pagesave.
“Shqipëria e ka një rast, më mirë të themi suksesi, të ofrimit të një karte kombëtare. Madje DinaCard sot ka edhe një qasje ndërkombëtare, që do të thotë se edhe jashtë tregut ose eksosistemit të pagesave të Serbisë mund të kryhen pagesa me këtë kartë.”
Diskutimet për një kartë kombëtare kanë qenë të pranishme prej vitesh në Shqipëri, por dominimi i tregut nga dy kartat ndërkombëtare VISA dhe MasterCard, apo infrastruktura që nevojitet për emetimin e një karte kombëtare, e kanë bërë të vështirë krijimin e saj.
Sondazh

KESH, dy tenderë të tjerë për TEC-et lundures - 44 mln lekë për evadimin e mbetjeve dhe transportin e karburantit
Ola Mitre / SCAN Pas tenderit ndërkombëtar për blerjen e 21 mijë ton karburant, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur edhe 2 tenderë të tjerë......

Rritja e përdorimit të kondicionerit ngarkon rrjetin - Importet e njësive të ajrit të kondicionuar në Kosovë u rritën me 400%
Kristi Ceta/SCAN Raba Peci kurrë nuk donte ajër të kondicionuar, ajri i ftohtë i sëmurte njerëzit sipas saj. Por këtë vit, një varg valësh të nxehta në......

Turizmi, Shqipëria rrit flotën e mjeteve lundruese - Shifrat/ Qershori arrin vlerën më të lartë të importeve
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e fluksit të turistëve në Shqipëri ka sjellë edhe rritjen e investimeve në mjete lundruese nga subjektet turistike ne......

A po e teprojmë me importin e çadrave të diellit? - Regjistrohet sërish rekord në qershor, vlera arriti në 71.5 milionë lekë
Xhorxhina Deda/SCAN Në gjashtë muajt e parë të këtij viti importi i çadrave të diellit u rrit me gati 50%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur......

OSHEE, kredi 81.5 mln euro nga BERZH - Banka përditëson statusin, 4 reformat që duhet të ndërmerren nga Operatori i Shpërndarjes
Ola Mitre / SCAN Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përditësuar statusin për kredinë 81.5 mln Euro që synon të marrë Operatori i......

Yield-i i bonove 12-mujore, në nivelin më të ulët - 3,17% në ankandin e fundit. Fare pranë normës bazë të interesit
Dorian Koça/SCAN Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor kanë regjistruar një tjetër nivel minimal. Në ankandin e fundit......

Bashkitë “ngecin” në planin e shlyerjes së detyrimeve - Përmbushet vetëm 1/5, 13 njësi vendore “vuajnë” për financa
Elisabeta Dosku/ SCAN Bashkitë në vend nuk kanë ecur në sinkron me planin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të paraqitur pranë Ministrisë së......

Shtohet numri i bankomateve në vend - Rreth 1.8 milionë veprime për tërheqje parash vetëm në qershor
Ledina Elezi/SCAN Në 1041 ka shkuar numri total i bankomateve në të gjithë Shqipërinë, shifër që ka pësuar një rritje me 10% krahasuar me tremujorin e......