Bashkitë “ngecin” në planin e shlyerjes së detyrimeve - Përmbushet vetëm 1/5, 13 njësi vendore “vuajnë” për financa

Elisabeta Dosku/ SCAN
Bashkitë në vend nuk kanë ecur në sinkron me planin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të paraqitur pranë Ministrisë së Financave. Referuar raportit të vështirësive financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore, 53% e detyrimeve u parashikuan të shlyheshin në vitin 2023, 17% në vitin 2024 dhe 30% në vitin 2025.
Në raport evidentohet se në fakt, nga bashkitë vetëm 1/5 e planit ose jo më shumë se 11% e detyrimeve u shlyen në vitin 2023.
Mbështetur në planin e shlyerjes vihet re se parashikohet të shlyen 67.72 % e totalit të detyrimeve të bashkive në vitin 2024, 19.74% e tyre në 2025 dhe 17.54% e tyre në 2026.
Referuar raportit, në 2023-shin, 37 bashki kanë ulur stokun e detyrimeve të prapambetura në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022. Bashkitë Poliçan, Tropojë, Libohovë rezultojnë si bashki pa probleme financiare në vitin 2023, nga bashki me probleme financiare që rezultonin në vitin 2022.
18 bashki e kanë rritur stokun e detyrimeve në 2023 dhe për rrjedhojë statusi i vështirësisë financiare është përkeqësuar. Kështu, bashkitë Roskovec, Memaliaj dhe Rrogozhinë nga bashki pa probleme financiare në vitin 2022 rezultojnë të jenë në vitin 2023 bashki me probleme financiare. Bashkia e Klosit nga një bashki pa probleme financiare në vitin 2022 rezulton në një bashki në vështirësi financiare në vitin 2023.
Dy bashki nuk kanë detyrime të prapambetura, bashkitë Patos dhe Këlcyrë dhe katër bashki kanë të njëjtën vlerë të detyrimeve si në vitin 2022 edhe në vitin 2023, konkretisht bashkitë Kolonjë, Mallakastër, Rrogozhinë dhe Shkodër.
Në fund të vitit 2023, 48 bashki kategorizohen në grupin pa probleme financiare, 8 bashki janë më probleme financiare si Dibër, Delvinë, Rrogozhinë Roskovec, Devoll, Pogradec, Peqin dhe Memaliaj, ndërsa 5 bashki gjenden në vështirësi financiare, si Klos, Cërrik, Dimal, Vlorë, Kavajë.
Viti 2023 u mbyll me një total detyrimesh të prapambetura për bashkitë në vlerën e 48 milionë eurove.
Sondazh

Shtohet numri i bankomateve në vend - Rreth 1.8 milionë veprime për tërheqje parash vetëm në qershor
Ledina Elezi/SCAN Në 1041 ka shkuar numri total i bankomateve në të gjithë Shqipërinë, shifër që ka pësuar një rritje me 10% krahasuar me tremujorin e......

Temperaturat e larta në Evropë - Greqia me shkallën më të lartë të vdekjeve nga nxehtësia
Kristi Ceta/SCAN Temperaturat e larta kontribuan në më shumë se 47,000 vdekje në Evropë në vitin 2023, sipas një studimi të ri që sugjeron se numri i......

Njerëzit, një hap më pranë të jetuarit në Mars - Studiuesit propozojnë ngrohjen e planetit për ta bërë të banueshëm
Kristi Ceta / SCAN Studiuesit kanë kërkuar prej kohësh një mënyrë pët të çuar jetën në planetin Mars dhe një zbulim i ri shkencor mund ta bëjë këtë......

Google prezanton telefonin e ri Pixel 9 - Inteligjenca artificiale luan rol kryesor në pajisjen e re
Kristi Ceta/SCAN Google i Alphabet zbuloi një linjë të telefonave inteligjentë të rinj Pixel me integrime më të mëdha të teknologjisë së inteligjencës......

Rrjeti 5G në Serbi, gati në vitin 2026 - Synohet mbulimi i 40% të territorit një vit më vonë
Kristi Ceta / SCAN Qeveria serbe ka miratuar Strategjinë për Zhvillimin e Sistemit të Komunikimeve Elektronike deri në vitin 2027. Serbia parashikon se......

Maqedoni e Veriut, kosto e jetesës u rrit me 3% - Inflacioni shton presionin e qytetarëve për paga më të larta
Kristi Ceta / SCAN Sipas statistikave të fundit, inflacioni në Maqedoninë e Veriut vijon të rrisë çmimet, veçanërisht të ushqimeve, duke e ndërlikuar......

Vijon rënia në tregun valutor - Dobësohen ndjeshëm valutat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 90.5 lekë dhe duke u shitur me 91.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport......

BE do të ofrojë mbështetje urgjente për zjarret në Shqipëri dhe Greqi!
Edel Strazimiri /SCAN Komisioni i BE-së po përgatitet të dërgojë mbështetje urgjente për Greqinë dhe Shqipërinë për të ndihmuar të dy vendet të......