Maqedoni e Veriut, kosto e jetesës u rrit me 3% - Inflacioni shton presionin e qytetarëve për paga më të larta

Kristi Ceta / SCAN
Sipas statistikave të fundit, inflacioni në Maqedoninë e Veriut vijon të rrisë çmimet, veçanërisht të ushqimeve, duke e ndërlikuar edhe më shumë jetën e përditshme të familjeve. Në korrik, kostoja e jetesës u rrit me 3% me bazë vjetore, ndërsa çmimet me pakicë u rritën me 3.9%.
Kjo tendencë e rritjes së çmimeve, e cila vihet re edhe në baza mujore me inflacion prej 0.7% dhe rritje të çmimeve me pakicë me 1.5%, shkakton shqetësim tek qytetarët të cilët shprehin pasigurinë e tyre për shkak të stagnimit të pagave.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo situatë mund të rezultojë në një eksod të fuqisë punëtore, veçanërisht nëse pagat nuk fillojnë të përshtaten me rritjen e kostove të jetesës.
Për të mbajtur fuqinë punëtore dhe për të shmangur emigrimin e saj në kërkim të kushteve më të mira, është thelbësore që pagat në sektorin publik dhe privat të fillojnë të rriten, shprehen ekonomistët.
Qytetarët po përballen gjithnjë e më shumë me dilemën nëse duhet të shpenzojnë më shumë për nevojat elementare apo të kursejnë, gjë që komplikon edhe më shumë vendimet e tyre financiare.
Sipas llogaritjeve, një e treta e parave ose 22.008 denarë shkojnë për ushqim dhe pije, pastaj për shpenzime të përgjithshme me 6.014 denarë, arsim 7.022, veshmbathje dhe këpucë 4.979 denarë, ndërsa akoma më pak para shkojnë për shëndetin.
Pritet që qeveria dhe sektori privat së shpejti të marrin masa për përmirësimin e standardit të pagave në vend, për të garantuar siguri ekonomike për qytetarët dhe për të shmangur krizën e mundshme të fuqisë punëtore.
Sondazh

Vijon rënia në tregun valutor - Dobësohen ndjeshëm valutat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 90.5 lekë dhe duke u shitur me 91.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport......

BE do të ofrojë mbështetje urgjente për zjarret në Shqipëri dhe Greqi!
Edel Strazimiri /SCAN Komisioni i BE-së po përgatitet të dërgojë mbështetje urgjente për Greqinë dhe Shqipërinë për të ndihmuar të dy vendet të......

Numri i lindjeve, në rënie me 3.4% këtë vit - Radonshiqi: Këto shifra, problem për skemën e pensioneve
Diamila Leka/ Scan Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat demografike për tremujorin e dytë të këtij viti, ku rezulton se numri i lindjeve ka......

Balluku dhe Vëngu inspektim përgjatë vijës bregdetare, forcat e ushtrisë në mbështetje të bashkive për pastrimin e plazheve!
Pastërtia e bregdetit mbetet një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare, ku është ndërhyrë dhe po ndërhyhet në vijmësi. Në disa prej pikave......

Më pak transaksione të kryera përmes telefonit - Qytetarët preferuan degët e bankave në qershor
Ledina Elezi/SCAN Më pak qytetarë dhe biznese e kanë përdorur internetin për të kryer transaksione në muajin qershor. Sipas të dhënave nga Banka e......

Rritet me 75% numri i makinave elektrike - DPSHTRR: Bashkë me ato hibride arrijnë në 42% të autoveturave me 0 Km
Diamila Leka/ Scan Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka analizuar të dhënat në 7 muaj përsa i përket flotës së mjeteve green,......

Si është ndarë borxhi jashtëm sipas monedhës? - Dominon euro, 77% është në monedhën europiane
Elisabeta Dosku/ SCAN Borxhi i jashtëm që qeveria ka marrë për të përmbushur nevojat e saj për financim që lidhen kryesisht me investime në......

Prodhimi i kromit u ul me 1.3% - AKBN: U nxorrën nga nëntoka 920 mijë ton mineral për eksport, 236 licenca aktive
Ola Mitre / SCAN Prodhimi i mineralit të kromit pësoi rënie të lehtë gjatë vitit 2023, në raport me 1 vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia......