Shtohet numri i bankomateve në vend - Rreth 1.8 milionë veprime për tërheqje parash vetëm në qershor

Ledina Elezi/SCAN
Në 1041 ka shkuar numri total i bankomateve në të gjithë Shqipërinë, shifër që ka pësuar një rritje me 10% krahasuar me tremujorin e pare të vitit. Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, në gjysmën e parë të vitit janë shtuar 116 ATM, ndërsa vetëm në tremujorin e dytë rezultojnë 98 njësi të reja.
Bankomatet për tërheqje parash zënë gati 92% të totalit prej 1041 ATM-sh në të gjithë vendin. Konkretisht, 956 është numri i ATM-ve me funksion tërheqje parash, 283 janë me funksion urdhër transferta dhe 373 shërbejnë edhe për depozitim parash. Si bankomatet për tërheqje parash, ashtu edhe ato me funksion urdhër tranfertash, janë shoqëruar me një rritje të konsiderueshme të numrit në tremujorin e dytë, ku vetëm shërbimi i urdhër tranfertave rezulton të jetë shtuar në 133 bankomate.
Për sa i përket bankomateve për depozitim parash, të dhënat tregojnë se vetëm 2 bankomate janë shtuar me këtë funksion në tremujorin e dytë. Me ATM-të për depozitim parash, qytetarët mund të depozitojnë më shpejt dhe në çdo kohë, pa qenë nevoja të presin në bankë. I vetmi kufizim është se këto bankomate kanë një numër maksimal të kartëmonedhave që mund të depozitohen.
Në muajin qershor janë realizuar mbi 1.8 milionë veprime për tërheqje parash, ndërkohë 81 mijë transaksione janë depozitime në ATM. Pavarësisht se janë shtuar bankomatet që përfshijnë edhe shërbimin e urdhër transfertave, që prej fillimit të vitit e deri në qershor, nuk është kryer asnjë urdhër transfertë nëpërmjet ATM-ve.
Rreth 3 miliardë lekë është vlera totale e parave që janë tërhequr në ATM gjatë qershorit, ndërsa 40 milionë është vlera e të gjithë depozitimeve të kryera në bankomate. Gjithsej, 179 miliardë lekë është vlera e parave të tërhequra përmes ATM-ve në gjashtëmujorin e parë të vitit.
Sondazh

Temperaturat e larta në Evropë - Greqia me shkallën më të lartë të vdekjeve nga nxehtësia
Kristi Ceta/SCAN Temperaturat e larta kontribuan në më shumë se 47,000 vdekje në Evropë në vitin 2023, sipas një studimi të ri që sugjeron se numri i......

Njerëzit, një hap më pranë të jetuarit në Mars - Studiuesit propozojnë ngrohjen e planetit për ta bërë të banueshëm
Kristi Ceta / SCAN Studiuesit kanë kërkuar prej kohësh një mënyrë pët të çuar jetën në planetin Mars dhe një zbulim i ri shkencor mund ta bëjë këtë......

Google prezanton telefonin e ri Pixel 9 - Inteligjenca artificiale luan rol kryesor në pajisjen e re
Kristi Ceta/SCAN Google i Alphabet zbuloi një linjë të telefonave inteligjentë të rinj Pixel me integrime më të mëdha të teknologjisë së inteligjencës......

Rrjeti 5G në Serbi, gati në vitin 2026 - Synohet mbulimi i 40% të territorit një vit më vonë
Kristi Ceta / SCAN Qeveria serbe ka miratuar Strategjinë për Zhvillimin e Sistemit të Komunikimeve Elektronike deri në vitin 2027. Serbia parashikon se......

Maqedoni e Veriut, kosto e jetesës u rrit me 3% - Inflacioni shton presionin e qytetarëve për paga më të larta
Kristi Ceta / SCAN Sipas statistikave të fundit, inflacioni në Maqedoninë e Veriut vijon të rrisë çmimet, veçanërisht të ushqimeve, duke e ndërlikuar......

Vijon rënia në tregun valutor - Dobësohen ndjeshëm valutat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 90.5 lekë dhe duke u shitur me 91.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport......

BE do të ofrojë mbështetje urgjente për zjarret në Shqipëri dhe Greqi!
Edel Strazimiri /SCAN Komisioni i BE-së po përgatitet të dërgojë mbështetje urgjente për Greqinë dhe Shqipërinë për të ndihmuar të dy vendet të......

Numri i lindjeve, në rënie me 3.4% këtë vit - Radonshiqi: Këto shifra, problem për skemën e pensioneve
Diamila Leka/ Scan Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat demografike për tremujorin e dytë të këtij viti, ku rezulton se numri i lindjeve ka......