Rritja e përdorimit të kondicionerit ngarkon rrjetin - Importet e njësive të ajrit të kondicionuar në Kosovë u rritën me 400%

Kristi Ceta/SCAN
Raba Peci kurrë nuk donte ajër të kondicionuar, ajri i ftohtë i sëmurte njerëzit sipas saj. Por këtë vit, një varg valësh të nxehta në qytetin e saj të Mitrovicës në veri të Kosovës më në fund e bënë të ndryshonte mendim.
“Kjo verë është shumë e nxehtë dhe e padurueshme dhe kjo është arsyeja pse vendosëm ta blejmë një të tillë tani”, tha ajo. Fqinji i saj kishte instaluar tashmë dy të tillë.
Temperaturat e larta të verës si të kësaj jave po i ndryshojnë këto qëndrime, thonë analistët. Ky është një lajm i mirë për furnizuesit e ajrit të kondicionuar. Megjithatë, po ngrihen shqetësime për ndikimin e konsumit në rritje në një rrjet të brishtë të energjisë.
Kondicioneri është një sfidë më vete pasi vendi gjithmonë ka pasur konsum të lartë gjatë dimrit, por tani edhe gjatë verës, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse e furnizuesit kosovar të energjisë Kesco. Ajo vuri në dukje se kërkesat për disa njësi për familje janë në rritje.
Më 16 korrik, kompania lëshoi një paralajmërim për klientët që të kufizojnë konsumin e energjisë sepse duhej të importonte energji prej një milion eurosh në ditë nga fqinjët e saj.
Një muaj më parë, një rritje e konsumit gjatë një vale të nxehti ka të ngjarë të ketë ndihmuar në shkaktimin e një ndërprerjeje të madhe të energjisë elektrike në të gjithë Malin e Zi, Bosnjë, Shqipëri dhe pjesën më të madhe të bregdetit të Kroacisë, duke ndërprerë bizneset dhe duke mbyllur semaforët.
Në periudhën afatgjatë, vendet do të duhet të forcojnë rrjetet e tyre dhe të rrisin prodhimin e brendshëm të energjisë së rinovueshme, thonë ekspertët.
Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia mbështeten te qymyri për prodhimin e energjisë elektrike. Shqipëria përdor energjinë hidrike, por varet nga importet kur reshjet bien në verë.
Kosova ka regjistruar një rritje prej 400% të importeve të njësive të ajrit të kondicionuar gjatë pesë viteve të fundit, tregojnë të dhënat e doganave.
Sondazh

Turizmi, Shqipëria rrit flotën e mjeteve lundruese - Shifrat/ Qershori arrin vlerën më të lartë të importeve
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e fluksit të turistëve në Shqipëri ka sjellë edhe rritjen e investimeve në mjete lundruese nga subjektet turistike ne......

A po e teprojmë me importin e çadrave të diellit? - Regjistrohet sërish rekord në qershor, vlera arriti në 71.5 milionë lekë
Xhorxhina Deda/SCAN Në gjashtë muajt e parë të këtij viti importi i çadrave të diellit u rrit me gati 50%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur......

OSHEE, kredi 81.5 mln euro nga BERZH - Banka përditëson statusin, 4 reformat që duhet të ndërmerren nga Operatori i Shpërndarjes
Ola Mitre / SCAN Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përditësuar statusin për kredinë 81.5 mln Euro që synon të marrë Operatori i......

Yield-i i bonove 12-mujore, në nivelin më të ulët - 3,17% në ankandin e fundit. Fare pranë normës bazë të interesit
Dorian Koça/SCAN Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor kanë regjistruar një tjetër nivel minimal. Në ankandin e fundit......

Bashkitë “ngecin” në planin e shlyerjes së detyrimeve - Përmbushet vetëm 1/5, 13 njësi vendore “vuajnë” për financa
Elisabeta Dosku/ SCAN Bashkitë në vend nuk kanë ecur në sinkron me planin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të paraqitur pranë Ministrisë së......

Shtohet numri i bankomateve në vend - Rreth 1.8 milionë veprime për tërheqje parash vetëm në qershor
Ledina Elezi/SCAN Në 1041 ka shkuar numri total i bankomateve në të gjithë Shqipërinë, shifër që ka pësuar një rritje me 10% krahasuar me tremujorin e......

Temperaturat e larta në Evropë - Greqia me shkallën më të lartë të vdekjeve nga nxehtësia
Kristi Ceta/SCAN Temperaturat e larta kontribuan në më shumë se 47,000 vdekje në Evropë në vitin 2023, sipas një studimi të ri që sugjeron se numri i......

Njerëzit, një hap më pranë të jetuarit në Mars - Studiuesit propozojnë ngrohjen e planetit për ta bërë të banueshëm
Kristi Ceta / SCAN Studiuesit kanë kërkuar prej kohësh një mënyrë pët të çuar jetën në planetin Mars dhe një zbulim i ri shkencor mund ta bëjë këtë......