OSHEE, kredi 81.5 mln euro nga BERZH - Banka përditëson statusin, 4 reformat që duhet të ndërmerren nga Operatori i Shpërndarjes

Ola Mitre / SCAN
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përditësuar statusin për kredinë 81.5 mln Euro që synon të marrë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke e kaluar në fazë hulumtimi, teksa aprovimi parashikohet të jepet në tetor të këtij.
Huaja me garanci shtetërore do të përdoret për të rifinancuar dhe zgjatur afatet kohore të overdrafteve eksistuese me garanci shtetërore, që OSHEE ka lidhur me bankat e nivelit të dytë për shkak te nevojave emergjente për likuiditet dhe të cilat kërkojnë rinovim vjetor. Këto kredi janë marrë për të financuar importet e energjisë elektrike gjatë krizës energjetike në vend.
Sipas BERZH, projekti do të mundësojë ristrukturimin e bilancit të OSHEE-së, duke i dhënë shoqërisë një kontroll më të mirë mbi situatën e saj financiare, dhe, në mënyrë indirekte, mundësinë e financimit të shpenzimeve të rëndësishme kapitale të gjelbërta.
Ndërkohë që, investimi i BERZH-it do të kushtëzohet nga një program i dakordësuar reformash, që pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin, menaxhimin dhe eficiencën operacionale të OSHEE-së dhe, rrjedhimisht, sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri.
Reformat që duhet të ndërmarrë OSHEE përfshijnë amendimin e Kodit Shqiptar të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, përmirësimin e planifikimit afatgjatë të investimeve në rrjet për të mbështetur depërtimin e Burimeve te Rinovueshme të Energjise; krijimin e një Këshilli për Aftësimin në Sektorin e Energjisë për të identifikuar nevojat teknike të tregut dhe për të lehtësuar dialogun ndërmjet bizneseve, qeverisë dhe insititucioneve arsimore; si dhe mbështetja e krijimit të një Akademie Trajnimesh në OSHEE.
Sondazh

Yield-i i bonove 12-mujore, në nivelin më të ulët - 3,17% në ankandin e fundit. Fare pranë normës bazë të interesit
Dorian Koça/SCAN Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor kanë regjistruar një tjetër nivel minimal. Në ankandin e fundit......

Bashkitë “ngecin” në planin e shlyerjes së detyrimeve - Përmbushet vetëm 1/5, 13 njësi vendore “vuajnë” për financa
Elisabeta Dosku/ SCAN Bashkitë në vend nuk kanë ecur në sinkron me planin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të paraqitur pranë Ministrisë së......

Shtohet numri i bankomateve në vend - Rreth 1.8 milionë veprime për tërheqje parash vetëm në qershor
Ledina Elezi/SCAN Në 1041 ka shkuar numri total i bankomateve në të gjithë Shqipërinë, shifër që ka pësuar një rritje me 10% krahasuar me tremujorin e......

Temperaturat e larta në Evropë - Greqia me shkallën më të lartë të vdekjeve nga nxehtësia
Kristi Ceta/SCAN Temperaturat e larta kontribuan në më shumë se 47,000 vdekje në Evropë në vitin 2023, sipas një studimi të ri që sugjeron se numri i......

Njerëzit, një hap më pranë të jetuarit në Mars - Studiuesit propozojnë ngrohjen e planetit për ta bërë të banueshëm
Kristi Ceta / SCAN Studiuesit kanë kërkuar prej kohësh një mënyrë pët të çuar jetën në planetin Mars dhe një zbulim i ri shkencor mund ta bëjë këtë......

Google prezanton telefonin e ri Pixel 9 - Inteligjenca artificiale luan rol kryesor në pajisjen e re
Kristi Ceta/SCAN Google i Alphabet zbuloi një linjë të telefonave inteligjentë të rinj Pixel me integrime më të mëdha të teknologjisë së inteligjencës......

Rrjeti 5G në Serbi, gati në vitin 2026 - Synohet mbulimi i 40% të territorit një vit më vonë
Kristi Ceta / SCAN Qeveria serbe ka miratuar Strategjinë për Zhvillimin e Sistemit të Komunikimeve Elektronike deri në vitin 2027. Serbia parashikon se......

Maqedoni e Veriut, kosto e jetesës u rrit me 3% - Inflacioni shton presionin e qytetarëve për paga më të larta
Kristi Ceta / SCAN Sipas statistikave të fundit, inflacioni në Maqedoninë e Veriut vijon të rrisë çmimet, veçanërisht të ushqimeve, duke e ndërlikuar......