Yield-i i bonove 12-mujore, në nivelin më të ulët - 3,17% në ankandin e fundit. Fare pranë normës bazë të interesit

Dorian Koça/SCAN
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor kanë regjistruar një tjetër nivel minimal. Në ankandin e fundit yeld-i mesatar i ponderuar arriti në 3,17%, me një rënie të lehtë ndaj ankandit paraardhës të një muaji më parë prej 3,19%, duke arritur fare pranë normës bazë të interesit prej 3%.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kërkesa e investitorëve ka qenë e lartë për pak më shumë se 9 miliardë lekë, nga të cilat u pranuan vetëm 7,3 miliardë lekë.
Rënia e yield-it mesatar të bonove 12-mujore duket se po ecën paralelisht me inflacionin, kur në muajin korrik sipas INSTAT u regjistrua në 2,1% në bazë vjetore. Niveli i ulët i interesit të bonove do të thotë edhe kosto më të lira për kredinë në lekë, çka ndikon në zgjerimin e huadhënies bankare. Nga ana tjetër, qeveria mund të financojë borxhin e brendshëm me kosto më të lirë.
Gjatë periudhës korrik-shtator Ministria e Financave ka planifikuar të zhvillojë 19 ankande bono thesari dhe obligacionesh. Në këtë periudhë qeveria synon të sigurojë në tregun e brendshëm një hua prej 74,6 miliardë lekësh. Karakteristikë për këtë periudhë që përkon më së shumti me pushimet verore është se pjesa më e madhe e ankandeve janë për obligacionet.
Gjatë këtij viti është parashikuar që borxhi publik do të merret në masën më të madhe në tregun e brendshëm, në formën e bonove të thesarit dhe obligacioneve. Referuar planit vjetor të huamarrjes, totali i emetimeve të këtij viti pritet të jetë rreth 378.64 miliardë lekë. Investimi në tituj qeveritar konsiderohet si investimi më i sigurtë në vend.
Sondazh

Bashkitë “ngecin” në planin e shlyerjes së detyrimeve - Përmbushet vetëm 1/5, 13 njësi vendore “vuajnë” për financa
Elisabeta Dosku/ SCAN Bashkitë në vend nuk kanë ecur në sinkron me planin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të paraqitur pranë Ministrisë së......

Shtohet numri i bankomateve në vend - Rreth 1.8 milionë veprime për tërheqje parash vetëm në qershor
Ledina Elezi/SCAN Në 1041 ka shkuar numri total i bankomateve në të gjithë Shqipërinë, shifër që ka pësuar një rritje me 10% krahasuar me tremujorin e......

Temperaturat e larta në Evropë - Greqia me shkallën më të lartë të vdekjeve nga nxehtësia
Kristi Ceta/SCAN Temperaturat e larta kontribuan në më shumë se 47,000 vdekje në Evropë në vitin 2023, sipas një studimi të ri që sugjeron se numri i......

Njerëzit, një hap më pranë të jetuarit në Mars - Studiuesit propozojnë ngrohjen e planetit për ta bërë të banueshëm
Kristi Ceta / SCAN Studiuesit kanë kërkuar prej kohësh një mënyrë pët të çuar jetën në planetin Mars dhe një zbulim i ri shkencor mund ta bëjë këtë......

Google prezanton telefonin e ri Pixel 9 - Inteligjenca artificiale luan rol kryesor në pajisjen e re
Kristi Ceta/SCAN Google i Alphabet zbuloi një linjë të telefonave inteligjentë të rinj Pixel me integrime më të mëdha të teknologjisë së inteligjencës......

Rrjeti 5G në Serbi, gati në vitin 2026 - Synohet mbulimi i 40% të territorit një vit më vonë
Kristi Ceta / SCAN Qeveria serbe ka miratuar Strategjinë për Zhvillimin e Sistemit të Komunikimeve Elektronike deri në vitin 2027. Serbia parashikon se......

Maqedoni e Veriut, kosto e jetesës u rrit me 3% - Inflacioni shton presionin e qytetarëve për paga më të larta
Kristi Ceta / SCAN Sipas statistikave të fundit, inflacioni në Maqedoninë e Veriut vijon të rrisë çmimet, veçanërisht të ushqimeve, duke e ndërlikuar......

Vijon rënia në tregun valutor - Dobësohen ndjeshëm valutat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 90.5 lekë dhe duke u shitur me 91.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport......