Shqipëria Postuar më 14 Gusht 2024, 13:28

KESH, dy tenderë të tjerë për TEC-et lundures - 44 mln lekë për evadimin e mbetjeve dhe transportin e karburantit

Nga SCAN TV
KESH, dy tenderë të tjerë për TEC-et lundures - 44 mln

Ola Mitre / SCAN

 

Pas tenderit ndërkombëtar për blerjen e 21 mijë ton karburant, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur edhe 2 tenderë të tjerë për marrjen e shërbimeve, me qëllim vënien në funksion të 2 TEC-eve lundrues, që janë pozicionuar në Triport të Vlorës. Tenderi i parë përfshin shërbimin e evadimit të mbetjeve hidrokarbure, që do të gjenerohen nga djegia e karburantit dhe ka një fond limit prej 32.8 mln lekë. Ndërkohë që, tenderi i dytë përfshin shërbimin e transportit të lëndës djegëse nga depozita, që është Petrolifera Italo – Shqiptare, në TEC-et lundrues, me një fond limit prej 11.25 mln lekë.  Në total, fondi limit i vënë në dispozicion për të 2 tenderët arrin në rreth 44 mln lekë.

Në dokumentet e tenderit, KESH specifikon se gjatë 2 viteve të funksionimit të TEC-eve do të harxhohen 25 mijë ton karburnat, teksa nga përllogaritjet historike të bëra prej kontraktorit Renco s.p.a, për një kapacitet ditor prodhimi të plotë prej 17 motorësh, mbetjet e lëndës djegëse përllogariten në 12 m3/ditë. Po ashtu, nga do të gjenerohen edhe 6.9 m3/muaj mbetje vajrash lubrifikantë, në rastin kur asetet gjeneruese punojnë pa ndërprerje me kapacitet të plotë.

Po ashtu, përcaktohet se periudha e ofrimit të shërbimit do të jetë për një periudhë 2-vjeçare ose deri në përfundimin e konsumit të sasisë së lëndës djegëse prej 25,000 ton, edhe pse procedura e hapur para disa ditës nga KESH kërkon blerjen e 21 mijë ton karbuant. TEC-et lundrues u pozicionuan në Portin e Triportit në shtator të vitit 2022, pas një procedure të ndërmarrë në kuadër të krizës energjetike, që ka përfunduar zyrtarisht në datën 31 dhjetor 2023.

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat