Energjia e rinovueshme “ndriçon” futbollin - Holandë, ndeshja zhvillohet tërësisht me energji të gjelbër

Kristi Ceta/SCAN
Një paketë baterie 8.6 MWh e instaluar në Johan Crujiff Arena, stadiumi i klubit të futbollit Ajax në Holandë, ishte thelbësore për ndriçimin e një ndeshjeje futbolli me energji të rinovueshme.
Dritat e stadiumit gjatë ndeshjes së futbollit, ndriçimi në tunelin e lojtarëve, ashensorët u ndezën duke përdorur energji të qëndrueshme gjatë një ndeshjeje të fundit. Ky është vetëm fillimi pasi stadiumi, që organizon edhe ngjarje të tjera, ka plane më ambicioze për përdorimin e energjisë.
Johan Crujiff Arena, i vendosur në kryeqytetin e Amsterdamit, tashmë ka 4200 panele diellore të instaluara në çatinë e vet. Në vitin 2018, autoritetet instaluan një sistem baterie 3 MW për të ruajtur energjinë e rinovueshme. Karakteristika unike e këtij sistemi të ruajtjes së baterive ishte përdorimi i baterive të përdorura.
Në atë kohë, ky sistem ishte projekti më i madh në Evropë për t'u dhënë një jetë të dytë automjeteve elektrike dhe baterive të përdorura dhe i pari që u përdor për një aplikim komercial. Që atëherë, stadiumi i futbollit ka bërë përparime të mëtejshme në fuqizimin e funksioneve të tij me energji më të pastër.
Arena tashmë blen energji të gjelbër nga turbinat e erës të instaluara në fshatin e afërt të Oudendijk dhe në një park tjetër diellor të ndërtuar në vend.
Stadiumi përdor një sistem të rritjes së barit të bazuar në LED dhe gjithashtu ka vendosur ndriçim LED për të reduktuar kërkesën për energji. Kohët e fundit, ky impiant instaloi sistemin e tij të dytë me bateri, i cili rrit kapacitetin e kombinuar të ruajtjes në 8.6 MWh, i mjaftueshëm për të fuqizuar 20,000 shtëpi për një orë.
Me një kapacitet kaq të lartë energjetik të instaluar, autoritetet e Arenës planifikuan të përdornin vetëm energjinë e gjelbër për të zhvilluar ndeshjen e parë të ekipit vendas në ligën kombëtare, Eredivisie.
Sondazh

Kina teston dronë mallrash, taksi ajrore - Këto risi kursejnë kohë dhe reduktojnë kostot
Kristi Ceta/SCAN Inxhinierët kinezë dërguan dronin më të madh të mallrave për një test gjatë fundjavës, ndërsa një taksi me helikopter u ngrit në qiell......

Ekonomitë kryesore të Evropës, drejt rimëkëmbjes - Rriten të ardhurat e disponueshme për frymë
Kristi Ceta / SCAN Të ardhurat e disponueshme të familjeve për frymë në ekonomitë kryesore të Evropës u rritën me 0,2%, duke shkuar në 3,4% në tre......

OBSH e deklaron shpërthimin e lijës së majmunit në Afrikë një emergjencë globale shëndetësore!
Edel Strazimiri / SCAN Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shpërthimi i lijës së majmunit që shkatërron Republikën Demokratike të Kongos......

Opozita greke sulmon qeverinë për keqmenaxhimin e zjarrit që dogji periferitë e Athinës!
Edel Strazimiri / SCAN Të mërkurën, zjarrfikësit në kryeqytetin grek po punonin për të kontrolluar zonat e mbetura të zjarrit, duke shkatërruar rreth......

Kartë kombëtare bankare për pagesat në lekë? - Meka: Kosto të ulëta për qytetarët dhe bizneset. Ndjekim modelin e Serbisë
Ledina Elezi /SCAN Të vetmet karta bankare në qarkullim sot në Shqipëri janë VISA dhe MasterCard, ndërsa kartat lokale dhe American Express prej disa......

KESH, dy tenderë të tjerë për TEC-et lundures - 44 mln lekë për evadimin e mbetjeve dhe transportin e karburantit
Ola Mitre / SCAN Pas tenderit ndërkombëtar për blerjen e 21 mijë ton karburant, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur edhe 2 tenderë të tjerë......

Rritja e përdorimit të kondicionerit ngarkon rrjetin - Importet e njësive të ajrit të kondicionuar në Kosovë u rritën me 400%
Kristi Ceta/SCAN Raba Peci kurrë nuk donte ajër të kondicionuar, ajri i ftohtë i sëmurte njerëzit sipas saj. Por këtë vit, një varg valësh të nxehta në......

Turizmi, Shqipëria rrit flotën e mjeteve lundruese - Shifrat/ Qershori arrin vlerën më të lartë të importeve
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e fluksit të turistëve në Shqipëri ka sjellë edhe rritjen e investimeve në mjete lundruese nga subjektet turistike ne......