Shqipëria Postuar më 15 Gusht 2024, 13:44

2 mijë terminale të reja POS në 3 muaj - Arrin në 369 mln lekë vlera totale e pagesave të realizuara

Nga SCAN TV
2 mijë terminale të reja POS në 3 muaj - Arrin në 369 mln

Ledina Elezi/SCAN

 

Aktualisht, vendi ynë numëron pothuajse 22 mijë terminale POS, ku vetëm në tremujorin e dytë rezulton të jenë shtuar 2 mijë terminale të reja. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rreth 99% të kësaj shifre totale e përbëjnë terminalet EFTPOS, të cilat përdoren gjerësisht nga bizneset kur qytetarët kryejnë pagesën e blerjeve apo të shërbimeve përmes një karte krediti apo debiti.

Konkretisht, 21,775 është numri i terminaleve EFTPOS në Shqipëri, 6 janë terminale POS me funksion tërheqje parash dhe 5297 llogaritet të jetë numri i terminaleve për përdorimin e parasë elektronike. Ndërkohë, numri i terminaleve virtuale POS për përdorimin e kartave, pra ato që përdoren për kryerjen e pagesave me kartë në faqet e internetit të bizneseve ka arritur në 245.

Për sa i takon numrit të transaksioneve të kryera, gati 1.6 milionë është numri i pagesave të kryera me karta në terminalet POS dhe vetëm 19 tërheqje parash gjatë muajit qershor.  Ndërkohë, përafërsisht 34 mijë transaksione janë kryer për mbushjen, rimbushjen ose tërheqjen e vlerës së mbetur të parasë elektronike dhe 74 mijë janë pagesa me para elektronike. Në gjysmën e parë të vitit, janë kryer 8.8 milionë pagesa me kartë në terminalet POS.

Nga ana tjetër, 68 milionë lekë ka arritur vlera totale e pagesave të realizuara përmes terminaleve POS në qershor, ndërsa 369 milionë lekë është shuma e përgjithshme në fund të gjashtëmujorit të parë. Shtimi i këtyre terminaleve përkthehet në një përdorim më të madh të kartave bankare nga qytetarët, duke kontribuar ndër të tjera edhe në reduktimin e informalitetit në ekonomi.

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 15 Gusht

Rritje  e lehtë për valutat kryesore!

  Monedha europiane është blerë edhe sot me 99.5 lekë dhe është shitur me  100.2 lekë sipas kursit ë këmbimit lokal në raport me dje pa pasur ndonjë lëvizje......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat