Shqipëria Postuar më 15 Gusht 2024, 13:25

“Jo marka specifike në tenderët për automjete” - APP iu tërheq vëmendjen institucioneve: Kufizohet pjesëmarrja e operatorëve në garë

Nga SCAN TV
“Jo marka specifike në tenderët për automjete” - APP

Ola Mitre / SCAN

 

Agjencia e Prokurimit Publik ka konstatuar probleme me kriteret e tenderit që vendosin institucionet për procedurat e blerjes apo marrjes me qira të automjeteve, duke sjellë kufizim të konkurrencës.

Nisur nga kjo situatë, përmes një rekomandimi drejtuar autoriteteve kontraktore, APP kërkon që në hartimin e specifikimeve teknike për këto lloj procedurash tenderuse, të mbahet në konsideratë që të mos vendosen parametra fikse si dhe ato me intervale të ngushta, të cilat mund të orientojnë ofertuesit drejt markave specifike të prodhuesve apo drejt distributorëve specifikë të mallrave.

“Këto kërkesa sjellin kufizim të pjesëmarrajes së operatorëve ekonomikë, të cilët mund të ofertojnë mjete me parametra më të “lartë” se ato të kërkuara (apo edhe në vlera në ngjashme) dhe që plotësojnë kërkesat “minimale” që mjetet duhet të kenë për të përmbushur qëllimin e autoritetit kontraktor”, - thuhet ndër të tjera në rekomandim.

Vendosja e kritereve specifike është një nga format që institucionet përdorin për paracaktimin e fituesve të tenderit, ndërkohë që në rekomandim APP iu sjell në vëmendje institucioneve të vendosin kritere vetëm për të garantuar kapacitetet e nevojshme të operatorit ekonomik për zbatimin e kontratës.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 15 Gusht

Rritje  e lehtë për valutat kryesore!

  Monedha europiane është blerë edhe sot me 99.5 lekë dhe është shitur me  100.2 lekë sipas kursit ë këmbimit lokal në raport me dje pa pasur ndonjë lëvizje......

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......