Europa Postuar më 16 Gusht 2024, 11:35

Çmimet e larta të energjisë rrisin inflacionin - Ekonomia franceze, e ekspozuar ndaj tronditjeve makroekonomike

Nga SCAN TV
Çmimet e larta të energjisë rrisin inflacionin - Ekonomia

Kristi Ceta/SCAN

 

Norma e inflacionit me bazë vjetore në Francë për korrikun arriti në 2.3%, nga 2.2% në qershor, në përputhje me pritjet e analistëve. Ndryshimi erdhi kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë në 8.5%. Edhe gazi regjistroi një rritje të dukshme, me 11.4%.

Megjithatë, çmimet e shërbimeve ranë në 2.5% në korrik, ashtu si edhe të ushqimeve në 0.5%. Franca ka publikuar gjithashtu shifrat e papunësisë për tremujorin e dytë të vitit, e cila arriti në 7.3%, në rënie nga 7.5% e tremujorit të fundit.

Zyra kombëtare e auditimit publik ka thënë së fundmi se ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës mund të ekspozohet ndjeshëm ndaj goditjeve makroekonomike, për shkak të deficitit publik prej 154 miliardë eurosh dhe financave publike të vonuara.

Kjo është një rritje nga deficiti publik prej 125.8 miliardë euro në vitin 2022. Zyra e auditimit ka theksuar se është jetike për Francën që të ndërmarrë lëvizje vendimtare për të ulur sa më shpejt deficitin, pasi kjo situatë mund të pengojë investime të tjera dhe mund ta lërë vendin të pambrojtur në rast të tronditjeve makroekonomike.

Lojërat Olimpike të Parisit mund të kenë dhënë një shtysë të rëndësishme për të nxitur ekonominë vendase, por ka ende pasiguri të konsiderueshme politike në vend pas zgjedhjeve të fundit, të cilat kanë turbulluar edhe bursat franceze.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......