Europa Postuar më 16 Gusht 2024, 10:27

Britania teston dronët për dërgesat - Synohet që ky shërbim të bëhet pjesë e përditshmërisë

Nga SCAN TV
Britania teston dronët për dërgesat - Synohet që ky

Kristi Ceta/SCAN

 

Rregullatori i aviacionit në Britani ka përzgjedhur gjashtë projekte, duke përfshirë një nga gjiganti i tregtisë elektronike Amazon, për të testuar përdorimin e dronëve në dërgesat, inspektimin e infrastrukturës dhe shërbimet e urgjencës.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar kishte paralajmëruar në fillim të këtij viti se donte të lejonte më shumë drone që fluturonin për përdorime të tilla.

Aktualisht përdoruesit e dronëve në Britani lejohen të fluturojnë vetëm përtej vijës vizuale të shikimit, si pjesë e provave me kufizime të rrepta.

Projektet e përzgjedhura do të jenë në gjendje të fluturojnë dronët e tyre në distanca përtej aftësisë së fluturuesit për t'i parë ato, duke përdorur teknologji të avancuara për navigim dhe kontroll.

Ndër këto projekte përfshihet shërbimi i shpërndarjes së dronëve të Amazon, i quajtur Prime Air, Airspection për të kryer inspektime të fermave me erë në det të hapur dhe Project Lifeline, i cili synon të ofrojë furnizime mjekësore.

Autoriteti tha se testi do të ndihmonte përpjekjet e vazhdueshme të rregullatorit për të zhvilluar politika dhe rregullore në mënyrë që fluturimet me drone të mund të "integrohen plotësisht" me përdoruesit e tjerë të hapësirës ajrore.

Drejtoresha e Autoritetit të Aviacionit Civil, u shpreh se qëllimi është që operacionet me dron përtej kufirit vizual të shikimit të bëhen një realitet i sigurt dhe i përditshëm.

Amazon tha në tetor të vitit të kaluar se po planifikonte dërgimin e paketave përmes dronëve në Britani, Itali dhe në një vendndodhje të tretë në Shtetet e Bashkuara.

Sondazh

Poll
Shqipëria 15 Gusht

Rritje  e lehtë për valutat kryesore!

  Monedha europiane është blerë edhe sot me 99.5 lekë dhe është shitur me  100.2 lekë sipas kursit ë këmbimit lokal në raport me dje pa pasur ndonjë lëvizje......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat