Ndryshimet klimatike 3-fishojnë mundësinë e zjarreve - Rreth 4 Mln km katror tokë u dogjën globalisht në vitin 2023

Kristi Ceta/SCAN
Rreth 4 milionë kilometra katrorë tokë u dogjën globalisht gjatë vitit 2023. Zjarret e mëdha në Kanada dhe në pjesë të Amazonës kishin të paktën trefish më shumë gjasa të ndodhnin për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një raporti të ri. Ndërsa zjarret në Greqi, ku flakët po digjen aktualisht rreth Athinës, ishin dyfish më të mundshme për të njëjtën arsye.
Raporti 'Gjendja e Zjarreve', i publikuar nga Universiteti i Anglisë Lindore është inventarizimi i parë vjetor i zjarreve ekstreme. Sipas tij, nëse nuk do të kishte qenë një vit i qetë në savanat afrikane, emetimet nga zjarret në mbarë botën do të kishin qenë më të mëdhatë që nga viti 2003.
Vitin e kaluar, flakët në Kanada çuan në më shumë se 230,000 evakuime dhe tetë zjarrfikës humbën jetën. Gjithashtu, zjarret në shtetet e Amazonës si Brazili, Bolivia, Peru dhe Venezuela shkaktuan probleme të mëdha. Përhapja e flakëve shkaktoi 131 viktima në Kili, 100 në Hawaii dhe 19 në Greqi.
Në Kanada, një dekadë emetimi nga karboni u regjistrua në një sezon të vetëm, më shumë se 2 miliardë ton CO2. Këto emetime rrisin më tej përqendrimet atmosferike të CO2, duke përkeqësuar ngrohjen globale.
Studiuesit zbuluan se moti i karakterizuar nga kushte të thata dhe të nxehta që e bëjnë flakën më të mundshme për t'u ndezur, është intensifikuar për shkak të ndryshimeve klimatike. Është praktikisht e sigurt që zjarret ishin më të mëdha gjatë zjarreve të vitit 2023 në Kanada dhe Amazonë për këtë arsye, shprehen shkencëtarët.
Frekuenca dhe intensiteti i zjarreve ekstreme do të rriten deri në fund të këtij shekulli, veçanërisht nëse emetimet e gazeve serrë mbeten të larta, thonë autorët e raportit. Këto parashikime theksojnë nevojën urgjente për të reduktuar me shpejtësi emetimet e këtyre gazeve.
Sondazh

Pagat rriten me ritmin më të shpejtë të dekadës - Niveli i rrogave në Gjermani, ende nën vlerën e vitit 2020
Kristi Ceta/SCAN Pagat në Gjermani do të rriten me 5.6% në vitin 2024, një vlerë reale prej 3.1% kur përshtatet me inflacionin, njofton Instituti i......

Çmimet e larta të energjisë rrisin inflacionin - Ekonomia franceze, e ekspozuar ndaj tronditjeve makroekonomike
Kristi Ceta/SCAN Norma e inflacionit me bazë vjetore në Francë për korrikun arriti në 2.3%, nga 2.2% në qershor, në përputhje me pritjet e analistëve.......

Britania teston dronët për dërgesat - Synohet që ky shërbim të bëhet pjesë e përditshmërisë
Kristi Ceta/SCAN Rregullatori i aviacionit në Britani ka përzgjedhur gjashtë projekte, duke përfshirë një nga gjiganti i tregtisë elektronike Amazon,......

2 mijë terminale të reja POS në 3 muaj - Arrin në 369 mln lekë vlera totale e pagesave të realizuara
Ledina Elezi/SCAN Aktualisht, vendi ynë numëron pothuajse 22 mijë terminale POS, ku vetëm në tremujorin e dytë rezulton të jenë shtuar 2 mijë terminale......

Mbi 250 mijë vizitorë në Parqet Arkeologjike - Parku i Shkodrës ka “zgjuar” interesin e 85 mijë prej tyre
Diamila Leka/ Scan Turistët kanë shtuar interes dhe për vizitat në parqet arkeologjike të Shqipërisë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit......

“Jo marka specifike në tenderët për automjete” - APP iu tërheq vëmendjen institucioneve: Kufizohet pjesëmarrja e operatorëve në garë
Ola Mitre / SCAN Agjencia e Prokurimit Publik ka konstatuar probleme me kriteret e tenderit që vendosin institucionet për procedurat e blerjes apo......

Turizmi i kampingjeve, çmimet më të lira në Europë - Ndikuan në rritjen e numrit të netë qëndrimeve në vend
Xhorxhina Deda/SCAN Sipas të dhënave të strukturave akomoduese, të publikuara nga INSTAT, në muajin maj të këtij viti rezultoi se rritja më e madhe e......

Rritet me 21% portofoli i kredisë në lekë - Themeli: Bizneset e përdorën për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese
Ledina Elezi/SCAN Portofoli i kredisë ka ruajtur trendin pozitiv rritës të dy viteve të fundit, duke u zgjeruar edhe më tepër në tremujorin e dytë të......