Shqipëria Postuar më 16 Gusht 2024, 09:02

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Nga SCAN TV
Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

 

Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke u blerë këtë të premte me 90.4 lekë dhe duke u shitur me 91.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu nuk e ka mbyllur javën në vlera pozitive duke u blerë sot me 99.4 lekë dhe duke u shitur me 100.1 lekë krahasuar me ditën e enjte.

Franga zvicerane nuk duket të ketë pasur luhatje të ndjeshme nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 103.5 lekë dhe është shitur me 104.5 lekë.

Paundi britanik ndërkaq ka fituar pikë nga dita e enjte teksa është blerë sot me 116 lekë dhe është shitur me 117.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat